Marrëdhënia mes Ledri Vulës dhe Adela Sollakut është tashmë e njohur, e megjithatë Ledri e ka shprehur se nuk preferon që detajet e lidhjes së tij të bëhen publike. Edhe pse ata ishin të dy të pranishëm në party-n e nominimeve të Top Music Aëards 2016, u përpoqën ta shmangin qëndrimin bashkë për një kohë të gjatë.
Ledri hyri me Gjikon, ndërsa në tapetin e kuq u fotografua i vetëm (shiko këtu). Më pas, ai u fut në zonën VIP të klabit, dhe iu bashkua kolegëve dhe të ftuarve të tjerë të mbrëmjes. Adela ndërkohë qëndroi në një tavolinë me mikeshat e saj po në zonën VIP, ndërsa komunikonte me partnerin e saj me shikime.
Disa herë, Ledri iu afrua Adelës për të folur, por gjithsesi duke ruajtur distancën. Anabel.al ka fotografuar një ndër momentet e pakta kur ata ishin afër njëri-tjetrit.
Lidhja e tyre u bë e njohur për publikun verën e 2015-ës. Në shtator, ai e konfirmoi këtë marrëdhënie publikisht, duke thënë se ‘po, është e vërtetë që jam në një lidhje me Adelën’. Në një intervistë të fundit për Express Rozë, Ledri refuzoi përsëri të jepte ndonjë detaj për marrëdhënien, megjithatë, i pyetur se si ia kishte fituar zemrën Adela, ai tregoi mënyrën e vetme sesi ajo kishte mundur t’ia fitonte zemrën (lexo këtu).
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.