Pas spekulimeve për një kohë të gjatë nga ana e mediave dhe pranimit të lidhjes së tij me Adela Sollakun, Ledri Vula për herë të parë flet publikisht në lidhje me marrëdhënien me vajzën nga Tirana.
“Madhështore, zor e përshkrueshme me fjalë të tjera,” ka thënë 29–vjeçari në një intervistë për revistën “Story”, i pyetur sesi do ta përshkruante dashurinë me vajzën e ish-prokurorit Theodhori Sollaku.
Pyetjes nëse martesa është në planet e tij, ai i përgjigjet: “Kur t’i vijë, kismet.” Por ndoshta kjo ditë nuk është dhe aq e largët, pasi në shtator 2015, pas publikimit të një fotoje ku çifti shihej në shoqërinë e prinërve të reperit, mendohet se gjërat mes tyre janë bërë disi më serioze.