Revoltë personale e Ledion Liços ndaj dikujt apo një dedikim për filmin e tij preferuar? Kjo është pyetja që lind nga postimi i fundit që moderatori i Top Channel ka bërë në profilin e tij në Instagram, ditën e së dielës.
“Për Gazetarinë. Atë të vërtetën, jo atë të lapsave, bombave, apo statuseve në Facebook... #spotlightmovie”, ka shkruar ai poshtë një fotografie ku shfaqet “Spotlight”, një film që trajton skandalin e abuzimeve seksuale që priftërinjtë e kishës katolike të Bostonit i’u bënin fëmijëve (foto 2). Vetëm falë punës, këmbënguljes dhe aftësive të një grupi gazetarësh, u arrit të zbulohej e vërteta e cila tronditi themelet e kishës.
Megjithatë, më tepër se shprehje simpatie për një film, gazetari lë të nënkuptohet se në të vërtetë shkrimi i dedikohet disa portaleve online, të cilat sipas tij nuk janë gazetari e vërtetë dhe që së fundmi e kanë përfshirë në lajmet e tyre.