Showbiz

Ledion Liço (tërthorazi) zbuloi se do të prezantojë "BBVA 4"

Ledion Liço (tërthorazi) zbuloi se do të prezantojë

Ledion Liço ka qenë i ftuar në emisionin “Top Arena” mbrëmë, ku ka folur për shumëçka nga jeta e tij profesionale, prezantimin e "BBVA 4", fillimet e punës në Top Channel, familjen me Sara Hoxhën dhe prezantimi i edicionit të tretë të “Big Brother Vip Albania”.

Ai konfirmoi moderimin e "BBVA 4", duke theksuar se "Big Brother" për të nuk ka qenë punë e lodhshme:

“Pyetja më e shpeshtë që më kanë bërë miq, të njohur apo njerëz të zakonshëm që i takoj në rrugë lidhet me çlodhjen time. Në fakt, unë nuk po hapja ndonjë hekurudhë të re, për mua 'Big-u' nuk ka qenë një punë e lodhshme. Ishte një punë që të konsumonte kohën, pra, ti nuk kishe kohë për gjëra të tjera, por për mua ka qenë një nga përvojat më argëtuese dhe mezi pres që ta bëj prapë,” shtoi Ledioni.

Me "mezi pres ta bëj prapë" e kuptuam! Ledioni do të jetë moderatori i edicionit të katërt të reality show-t.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ProcesiSportiv (@procesisportiv.official)

I pyetur për kujtimet e punës në televizion dhe fillimet në ekran, Liço tha se:

“Viti 2004 ka qenë viti kur fillova të punoja në Top Channel. Ka qenë një periudhë shumë e bukur ajo e fillimeve të mia në televizion, kujtime që i mbaj gjithmonë afër zemrës”, tha ai.

Ledioni foli edhe për familjen e krijuar me Sara Hoxhën, ndërsa tregoi detaje nga puna me të në televizion.

“Njohja me Sarën përpara 11 vitesh ka qenë një nga gjërat më të rëndësishme dhe më të vërteta të jetës sime. Jam shumë me fat që kam krijuar një familje dhe jam me po aq fat që bashkëpunojmë në punë. E kam shefe për pjesën dërrmuese të vitit në "Big Brother", nuk ta përton fare…,” vijoi Liço.

Artikuj të sugjeruar: 

 

REELS

Një kliente e irrituar i hodhi gotën me kafe të nxehtë punonjëses së McDonald’s në Saginaw, Michigan. Momenti u filmua nga dëshmitarët e rastit dhe u bë virale kudo në botë. Klientja ishte aq e njohur në komunitet, pra ishte një Karen, sa policia mori mbi 100 sinjalizime për identitetin e saj menjëherë pasi publikoi pamjet e incidentit. Videoja e regjistruar nga dëshmitarja Tara Martus tregon një pjesë të debatit të gjatë mes klientes dhe punonjëses. Në pamje, gruaja dëgjohet të thotë se kishte një orë që priste, ndërsa debaton me punonjësen, e cila i shpjegon se porosia e mëngjesit ishte anuluar automatikisht nga sistemi, pasi shërbimi ishte mbyllur. Punonjësja i përsërit disa herë se rimbursimi ishte bërë dhe do të kreditohej në llogari brenda 48 orësh.

Kjo videoja është shenja që e meritoni një copë nga kjo torta fantastike artizanale e @pasticerivittoria 🍰 Për çdo rast, thoni “Anabelin e ka fajin” pa merak 😋

Keni ndonjë ide më të mirë?

Keni shoqe!

Ajo që shohim dhe ajo që nuk shohim në kinema 🍿

Mëngjeset e mia me Tiranën e Re

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.

E meriton 😼

Këtë sezon, trendi quhet: “E di që dukem mirë, faleminderit.” 💋 @opal.shop.albania

Prit se duhet lëviz içik shpatulla 💃 💅