
Në rast se nuk e keni dëgjuar akoma, Jennifer Aniston u nda nga bashkëshorti i 2 viteve, aktori Justin Theroux. Pak orë më parë, ata bën me dije se ndarja ishte e paqtë dhe vendimi ishte marrë me dashuri.

“Ky vendim ishte i dyanshëm dhe u mor me dashuri në fund të vitit të shkuar. Jemi 2 miq të ngushtë që kanë vendosur të ndajnë rrugët si çift, por të ecin përpara si miq.”- thuhet në deklaratën për shtyp.

Sigurisht, njerëzit nuk po dinin ç’të ndjenin më parë.

Disa u habitën nga ndarja e papritur, të tjerë hoqën dorë përfundimisht nga besimi në dashuri, e ndërsa pjesa më e madhe mendoi atë që kanë dashur gjithnjë.

Një rikthim mes saj dhe Brad Pitt-it.

“Jen është single. Brad është single. Pranojeni...ju po e mendonit!”- shkruhet në një nga miliona postime-et në Twitter.

Gjithçka duan shumica e fansave është një bashkim i mundshëm mes saj dhe ish-it të Angelina-s. Por ka patur edhe nga ata të cilët kanë llogjikuar pastër dhe i kanë mbajtur këmbët në tokë.

“Të gjithë meritojnë një pushim kur një martesë përfundon. Mos filloni me këto spekulime se mes Brad-it dhe Aniston-it do të ketë sërish diçka.”

E vërteta është se asgjë nuk është e pamundur, por për momentin dëshira më e madhe e njerëzve është lumturia e aktorës, qoftë me dikë apo vetëm.

Burimi: BuzzFeed