
Mbyllet përkohësisht Aeroporti i Mynihut për shkak të dronëve
Aeroporti i Mynihut pezulloi të gjitha fluturimet mbrëmjen e së mërkurës pas raportimeve për "disa shfaqje të dronëve", sipas një deklarate zyrtare. Fluturimet u ndaluan që nga ora 22:18, duke ndikuar në 17 fluturime dhe afërsisht 3,000 pasagjerë. Aeroporti u rihap mëngjesin e së premtes, sipas mediave gjermane.
Ministri finlandez i Mbrojtjes: Europa në garë me kohën për t'u mbrojtur nga dronët rusë
Ministri i Mbrojtjes i Finlandës, Antti Häkkänen, deklaroi se Europa duhet të përshpejtojë ndërtimin e një "muri dronësh" për t’u mbrojtur nga shkeljet e përsëritura të hapësirës ajrore, të cilat besohet të vijnë nga Rusia.
"Kur ata (Rusia) filluan të mbaronin raketat, nisën prodhimin masiv të dronëve, çka ndryshoi tërësisht pamjen e kërcënimit," tha Häkkänen.
Ai shtoi se ndërhyrjet ajrore, si ato në Poloni dhe Danimarkë, paraqesin sfida të mëdha, si dhe rrezik për civilët nëse rrëzohen mbi zona të banuara.
Sulm me thikë pranë një sinagoge në Manchester: Dy të vdekur
Dy persona humbën jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur rëndë në një sulm dhe thikë jashtë një sinagoge në Manchester, të enjten në mëngjes.
Sipas deklaratës zyrtare, një dëshmitar raportoi se një person ishte aksidentuar fillimisht nga një automjet dhe më pas ishte qëlluar me thikë.
Fillimisht u raportua për katër të plagosur, por më vonë autoritetet përditësuan shifrat, duke konfirmuar dy viktima.
Franca proteston kundër shkurtimeve dhe për taksimin e të pasurve
Qindra mijëra qytetarë protestuan të enjten në më shumë se 200 qytete të Francës, duke kundërshtuar shkurtime të buxhetit dhe duke kërkuar taksë më të lartë për të pasurit.
Në Paris, rreth 24,000 protestues, përfshirë punëtorë, pensionistë dhe studentë, marshuan nga Place d'Italie. Kulla Eiffel njoftoi mbylljen për shkak të grevës.
Protesta ishte thirrur nga sindikatat më të mëdha të vendit, përfshirë CGT-në, e cila raportoi mbi 600,000 pjesëmarrës, megjithëse vetë drejtuesit pranuan se pjesëmarrja kishte rënë në krahasim me protestat e shtatorit.