News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Getty

Gaza/ Izraeli thotë se do të hapë “korridore ndihme” për të tkurrur krizën e urisë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Izraeli ka shpallur një “pauzë taktike” në luftime në disa pjesë të Gazës, duke u shprehur se OKB-ja dhe agjenci të tjera të ndihmave do të kenë rrugë të sigurta tokësore për të shpërndarë ushqime, ilaçe dhe për të kontribuar në tkurrjen e krizës së urisë.

Për më tepër, ushtria hodhi poshtë pretendimin se përdori urinë për të vrarë civilët palestinezë dhe shtoi se ka lejuar hedhjen nga ajri të ushqimit në territorin e Gazës. Megjithatë, organizatat mbeten ende skeptike dhe u shprehën se do të prisnin rezultatet e vërteta në terren.

Pauza do të nisë në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 20:00.

Britani e Madhe/ Aprovohen sanksionet kundër bandave që transportojnë emigrantë të paligjshëm

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Mbretëria e Bashkuar ka aprovuar ligjin për sanksionimin e personave që ndihmojnë në transportimin e emigrantëve të paligjshëm brenda territorit të saj, duke synuar që të nxisë emigrimin e ligjshëm.

Individët që do të sanksionohen mund të përballen me ngrirjen e aseteve dhe pasurisë, përjashtim nga sistemi financiar britanik, si dhe ndalim udhëtimi drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Lukashenko i bën thirrje SHBA-së: “Shmang luftërat, je lider botëror”

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Alexander Lukashenko, presidenti bjellorus, i ka bërë thirrje SHBA-së që të veprojë si lider botërorë dhe të shmangë luftën.

“Amerika është lideri global. Nëse e ke marrë iniciativën, vendose në punë. Udhëheqja ka të bëjë me parandalimin e përplasjeve dhe luftërave”, tha ai në një video që po qarkullon në Telegram.

Thuhet se Lukashenko i ka ndarë mendimet e tij dhe do të shfaqet në një intervistë ekskluzive me një prej mediave më të rëndësishme në botë, por ende nuk është bërë me dije se cila e ka intervistuar. Reagimet e tij vijnë pas situatës kaotike në Gaza dhe luftës së gjatë Rusi-Ukrainë.

Meloni kundër Macron për njohjen e Palestinës si shtet

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, është shprehur se njohja e Palestinëz në një fazë të tillë mund të dëmtojë kauzën dhe krijimin e një shteti të lirë dhe sovran. Ajo tha për “La Repubblica”:

“Besoj se njohja e shtetit të Palestinës, pa pasur realisht një shtet të tillë, mund të jetë madje edhe e dëmshme për qëllimin përfundimtar.”

Reagimi i saj vjen disa ditë pasi presidenti Emmanuel Macron bëri me dije se Franca do ta njohë zyrtarisht si shtet Palestinën gjatë muajit shtator, duke ndezur reagime dhe presione të shumta në Europë.
 

 

REELS

Të gjitha kemi ditë kur përpiqemi të bindim veten që po e qajmë dhe vetë një smokey eye, por kë po gënjejmë? Mjafton të shikojmë @art_by_sona3 që duket sikur punon me pendë në vend të furçave dhe të kujtojmë pse duhet të jemi falenderuese që ekzistojnë profesionistet!

Zemër, zgjohu! Faleminderit shumë dhe më falni për shqetësimin!

Teach them young!

🆕Fresh start marketing pack! Më shumë promovim, më shumë rritje, më shumë klientë të rinj! 📈 Për më shumë info na telefononi në +355 0697070150

Historia e tyre u tregua në librin autobiografik që ata shkruan së bashku, “Një histori krejt ndryshe dashurie”, dhe më vonë në dokumentarin e vitit 2007, “Crazy Love” (Dashuri e Çmendur).

Në situata të ngjashme tregohuni empatikë, mos qeshni!

Ricky Martin, 53 vjeç, mori çmimin e parë Latin Icon Award në skenën e MTV VMA.

Vetëm ky s’lodhet kurrë! Ky është THE ONE! Gjithë pyetjet e tjera bëjani @smartentry_al ndërkohë që shihni sesi e bën shtëpinë xixë!

Komentoni ✨

Si përfundim, ka apo nuk ka?