Mbrëmjen e djeshme Kylie Jenner ka ndarë me njekësit në Snapchat një video në të cilën shfaqej duke përkëdhelur vogëlushen e saj 5 muajshe Stormi.
Duket se nëna e re nuk ngopet dot me të bijën dhe këtë nuk heziton ta tregojë edhe nëpër rrjete sociale.
Megjithëse videoja në fjalë ka bërë xhiron e botës nga mbrëmë deri sot, detaji më i rëndësishëm në të duket se nuk është Kylie, por veshët e të bijës.
Veshët e vogëlushes duken të shpuar, me vathë që shkëlqejnë si diamantë të vegjël.
Nisur nga ky detaj shumë ndjekës janë përpjekur t’i tërheqin vëmendjen mamasë së re, por kjo e fundit as që ua ka vënë veshin.
Kjo nuk është hera e parë që një ndër motrat Kardashian- Jenner gjykohet për shpimin e veshëve të së bijës. Para pak kohësh edhe Khloe u gjykua nga ndjekësit e saj për të njejtin veprim.