Metropolitan

Ky është shqiptari që po vë në lojë të gjithë Britaninë!

Ky është shqiptari që po vë në lojë të

“Kam lindur për të fluturuar sepse vij nga toka e shqipeve.” Kështu shkruan Endrit Ferizoli, djali 21-vjeçar nga Tirana, që prej dy vitesh çmend britanikët dhe jo vetëm.

Ai drejton “Trollstation”, një kanal në You Tube që publikon video të ndryshme dhe që ka mbi 800.000 ndjekës. Endriti dhe pjesëtarët e tjerë të grupit organizojnë rrengje të çmendura dhe eksperimente sociale, disa prej të cilave kanë bërë dhe xhiron e botës.

Ky është shqiptari që po vë në lojë të

Për herë të parë tërhoqën vëmendjen e njerëzve në 27 nëntor të vitit 2014, kur “pushtuan” ndeshjen midis Tottenham Hotspur dhe Partizanit të Beogradit. Shumë shpejt numri i ndjekësve u rrit, po ashtu dhe fama e tyre. Mirëpo, rrengjet e Endritit jo gjithmonë shkojnë mirë. Duke qenë se pjesëmarrësit në video nuk e dinë që bëhet fjalë për një kamera të fshehtë, ndodh që ata të tremben, të nxehen dhe t’i sulmojnë fizikisht ose edhe t’i denoncojnë të rinjtë në polici.

Ai u arrestua dhe dënua me katër muaj burg pasi sëbashku me pjesëtarët e tjerë, inskenuan një grabitje të pikturave në Galerinë Kombëtare të Portreteve. Ndonëse ato ishin fallso, të pranishmit në galeri u trembën aq shumë sa njërit prej tyre i ra të fikët.

Ky është shqiptari që po vë në lojë të

Gjatë qëndrimit në qeli, 21-vjeçari nga Shqipëria u kujdes të bënte dhe një tjetër rreng duke postuar fotografi në Snapchat. Në to ai ankohej që nuk kishte një televizor HD apo vajza të bukura.

Ky është shqiptari që po vë në lojë të

Megjithatë, videot e Ferizolit nuk janë gjithmonë “të këqija”. Ai është autori i disa eksperimenteve sociale që janë mbështetur nga përdorues në të gjithë botën në të cilat trajtohen tema aktuale dhe probleme të rëndësishme sociale si: pedofilia, vetëvrasja, racizmi etj.

E tillë është videoja që mundohet të nxjerrë në pah paragjykimet e njerëzve ndaj nënave që ushqejnë fëmijët me gji në ambiente publike. Një tjetër është dhe ajo e gushtit të vitit 2016, kur Endriti, i njohur me pseudonimin Light dhe i veshur si një polic, detyronte një grua të hiqte burkinin, veshjen karakteristike myslimane.

Ferizoli nuk harron të përfshijë vendin e tij të origjinës sa herë që regjistron një video të re. Në disa prej tyre, ku shfaqet ai vetë, pas krahëve duket edhe flamuri shqiptar. Ndërsa në një tjetër, ku trajtohet politika e shtetit britanik ndaj emigrantëve, flitet shqip.

Ky është shqiptari që po vë në lojë të

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb