Metropolitan

Ky është seriali më i ndjekur në Netflix gjatë vitit 2025

Ky është seriali më i ndjekur në Netflix gjatë vitit
Pinterest/@bulmer0997

Në fillim të këtij muaji, Netflix publikoi të dhënat e transmetimit për gjysmën e parë të vitit 2025 dhe në krye të listës së serialeve më të ndjekura ndodhet “Adolescence”, një miniserial tronditës me katër episode që bëri bujë kudo në botë.

Me një vlerësim të jashtëzakonshëm prej 98% në Rotten Tomatoes, “Adolescence” është tashmë një nga pretendentët kryesorë për çmimet televizive më të rëndësishme në muajt në vijim.

Nëse nuk e keni parë ende ose nëse doni ta përjetoni sërish, ja pse ia vlen të shikoni “Adolescence” (përsëri):

Owen Cooper mahnit në rolin e Jamie Miller

Ky është roli i parë televiziv për adoleshentin Owen Cooper, por që tani duket se ai ka një karrierë të gjatë përpara. Ai luan Jamie Miller-in, një djalë që akuzohet për vrasjen e shoqes së klasës së tij, Katie Leonard (luajtur nga Emilia Holliday).

Ajo që e bën performancën e Cooper kaq të fuqishme është aftësia për të hyrë natyrshëm në personalitetin e ndërlikuar të Jamie-t. Fillimisht ai duket si një djalë i zakonshëm, por me kalimin e episodeve, maska bie dhe shfaqet një anë e errët që të lë pa fjalë.

Në episodin e tretë, ai është njëkohësisht kërcënues dhe manipulues, ndërsa përpiqet të fitojë besimin e psikologes Briony Ariston (e interpretuar shkëlqyeshëm nga Erin Doherty, e njohur nga "The Croën"). 

Aktorë të jashtëzakonshëm dhe realizim teknik i rrallë

Regjisori Philip Barantini ka ndërmarrë një sfidë të rrallë: çdo episod i “Adolescence” është xhiruar në një shkrepje të vetme, pa ndërprerje, në kohë reale. Kjo është një arritje teknike që kërkon saktësi absolute nga çdo aktor dhe anëtar i ekipit.

Stephen Graham shkëlqen në rolin e Eddie Miller, babait të Jamie-t, një baba i brengosur që nuk di si të përballojë fajin e heshtur për gjithçka që ka ndodhur. Edhe ai është nominuar për një çmim Emmy, ashtu si Ashley Walters, që luan detektivin Luke Bascombe. Megjithatë, kritikët mendojnë se Cooper është ai që e meriton më shumë çmimin në këtë kategori.

Erin Doherty ka marrë gjithashtu një nominim për Aktoren Dytësore më të Mirë për rolin e saj në episodin 3, ndërsa Christine Tremarco, në rolin e nënës së Jamie-t, Manda Miller, ofron një performancë po aq të thellë dhe prekëse. Disa e shohin si konkurrenten më serioze për të fituar në këtë kategori.

“Adolescence” hap debate të rëndësishme dhe të domosdoshme
Pa zbuluar shumë nga rrëfimi, “Adolescence” eksploron rrethanat që çuan në vrasjen e Katie Leonard dhe se si Jamie përfundoi në atë pikë. Edhe pse Katie bëri disa zgjedhje të këqija, seriali është i qartë në mesazhin e tij: asgjë nuk e justifikon atë që i ndodhi asaj.

Seriali heton me ndjeshmëri mënyrën se si Jamie u radikalizua nga ndikimet toksike të të ashtuquajturës “manosferë”, pjesë e errët e rrjeteve sociale ku përhapet urrejtja ndaj grave. Kjo është një temë reale dhe aktuale, për të cilën shoqëria ende nuk ka gjetur përgjigje të qarta.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

This is the most watched series on Netflix in 2025

Ky është seriali më i ndjekur në Netflix gjatë vitit
Pinterest/@bulmer0997

Earlier this month, Netflix released streaming data for the first half of 2025, and at the top of the list of most-watched series is "Adolescence," a shocking four-episode miniseries that made waves around the world.

With an incredible 98% rating on Rotten Tomatoes, "Adolescence" is already one of the main contenders for the most important television awards in the coming months.

If you haven't seen it yet or if you want to experience it again, here's why "Adolescence" is worth watching (again):

Owen Cooper stuns in the role of Jamie Miller

This is the first TV role for teenager Owen Cooper, but it already looks like he has a long career ahead of him. He plays Jamie Miller, a boy accused of murdering his classmate, Katie Leonard (played by Emilia Holliday).

What makes Cooper's performance so powerful is his ability to effortlessly enter Jamie's complex personality. At first he seems like an ordinary guy, but as the episodes go on, the mask falls off and a dark side emerges that leaves you speechless.

In the third episode, he is both threatening and manipulative as he tries to gain the trust of psychologist Briony Ariston (brilliantly played by Erin Doherty, known from "The Crown"). 

Extraordinary actors and rare technical achievement

Director Philip Barantini has undertaken a rare challenge: every episode of “Adolescence” is shot in a single take, without interruption, in real time. This is a technical feat that requires absolute precision from every actor and crew member.

Stephen Graham shines as Jamie's father, Eddie Miller, a troubled father who doesn't know how to deal with the silent guilt over everything that's happened. He's also nominated for an Emmy, as is Ashley Walters, who plays Detective Luke Bascombe. However, critics think Cooper is the one who deserves the award more in this category.

Erin Doherty also received a nomination for Best Supporting Actress for her role in Episode 3, while Christine Tremarco, as Jamie's mother Manda Miller, delivers an equally deep and moving performance. Some see her as the most serious contender to win in this category.

“Adolescence” opens up important and necessary debates
Without revealing much of the narrative, “Adolescence” explores the circumstances that led to Katie Leonard’s murder and how Jamie ended up at that point. Although Katie made some bad choices, the series is clear in its message: nothing justifies what happened to her.

The series sensitively explores how Jamie was radicalized by the toxic influences of the so-called “manosphere,” a dark part of social media where hatred of women is rampant. This is a real and current topic, for which society has yet to find clear answers.