Lifestyle

Ky është qyteti europian ku selfiet janë të sikletshme

Ky është qyteti europian ku selfiet janë të sikletshme
FOTO: Amelie Stanescu

Doni të bëni një selfie? Në Berlin, aty ku privatësia dhe jeta cilësohen si të shenjta, mos u çudisni që përgjigjja të jetë “jo”.

Me sa duket, gjermanët e vlerësojnë privatësinë në një shkallë absolute. Sipas një studimi të vitit 2017 nga University of Hohenheim mbi qëndrimet, sjelljet dhe perceptimet e privatësisë, qytetarët gjermanë janë ata që zbulojnë shumë rrallë detaje mbi jetën private. Sidomos, kur bëhet fjalë për shpërndarjen e fotove në rrjetet sociale, si për shembull një selfie në Instagram, studiuesit zbuluan se "vetëm disa gjermanë" e panë "të dobishme" për ta bërë këtë. Përqindja më e lartë u konstatua në mesin e pjesëmarrësve më të rinj në moshë (7%), theksoi ky raport.

"Gjermania është një nga ato vende ku shqetësimet e privatësisë janë dukshëm më të theksuara," u shpreh Philipp Masur, bashkëautor i raportit .Në Berlin, selfiet shpesh shihen si kënaqësi ndaj vetvetes dhe është më pak e zakonshme të shohësh njerëz që pozojnë me telefonat e tyre në publik dhe mjedise të hapura.

Ky është qyteti europian ku selfiet janë të sikletshme
FOTO: Hinterhaus Productions/Getty Images

Studiuesit e lidhin këtë qasje me periudhën e rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989, ku kontrolli shtetëror dhe mbikëqyrja kanë qenë standard thuajse për çdo familje gjermane, deri te mosbesimi i kësaj shoqërie europiane për përdorimin e fotove pas hedhjes në platformat online, fakti që si ato të dhëna mund të përdoren ën të ardhmen.

Shumë qytetarë  në Berlin, mendojnë se kultura “jo-selfie” lidhen njëherësh edhe me dëshirën e kësaj popullsie për të ruajtur sekretin e të dhënave në internet, pavarësisht dëshirës apo nevojës për argëtim.

Pavarësisht se Berlini është një nga vendet më me kulturë europiane, por edhe me rregulla strikte për funksionimit e shoqërisë dhe sjelljes në ambiente publike, vendimi për të mos i pranuar me kënaqësi selfiet është një dëshirë e njerëzve për t’u çliruar nga presioni virtual dhe nevojë për privatësi.

Nuk e dimë si rezistojnë pa bërë selfie dhe pa i hedhur në rrjetet sociale? Me siguri që e kanë një formulë magjike, si gjermanë që janë, përtej rregullave dhe nevojave të tyre!

Artikuj të sugjeruar:



Burimi: BBC

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Ky është qyteti evropian ku selfiet janë të turpshme

Ky është qyteti europian ku selfiet janë të sikletshme
FOTO: Amelie Stanescu

Dëshironi të bëni një selfie? Në Berlin, ku privatësia dhe jeta konsiderohen të shenjta, mos u habitni nëse përgjigja është "jo".

Me sa duket, gjermanët e vlerësojnë privatësinë në një shkallë absolute. Sipas një studimi të vitit 2017 nga Universiteti i Hohenheim mbi qëndrimet, sjelljet dhe perceptimet e privatësisë, qytetarët gjermanë janë ata që rrallë zbulojnë detaje rreth jetës së tyre private. Në veçanti, kur bëhet fjalë për ndarjen e fotove në mediat sociale, si për shembull një selfie në Instagram, studiuesit zbuluan se "vetëm disa gjermanë" e panë "të dobishme" ta bëjnë këtë. Përqindja më e lartë është gjetur tek pjesëmarrësit më të rinj (7%), theksohet në këtë raport.

“Gjermania është një nga ato vende ku shqetësimet për privatësinë janë dukshëm më të theksuara”, tha Philipp Masur, bashkëautor i raportit. Në Berlin, selfie-t shpesh shihen si vetëkënaqësi dhe është më pak e zakonshme të shohësh njerëz që pozojnë me telefonat e tyre. e tyre në mjedise publike dhe të hapura.

Ky është qyteti europian ku selfiet janë të sikletshme
FOTO: Hinterhaus Productions/Getty Images

Studiuesit e lidhin këtë qasje me periudhën e rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989, ku kontrolli dhe mbikëqyrja shtetërore kanë qenë standarde për pothuajse çdo familje gjermane, me mosbesimin e kësaj shoqërie evropiane për përdorimin e fotove pas postimit në platformat online. fakti se si mund të përdoren ato të dhëna në të ardhmen.

Shumë qytetarë në Berlin mendojnë se kultura “jo-selfie” lidhet edhe me dëshirën e kësaj popullate për të ruajtur sekretin e të dhënave në internet, pavarësisht dëshirës apo nevojës për argëtim.

Pavarësisht se Berlini është një nga vendet me kulturën më evropiane, por edhe me rregulla strikte për funksionimin e shoqërisë dhe sjelljen në hapësirat publike, vendimi për të mos pranuar me kënaqësi selfiet është një dëshirë e njerëzve për t'u çliruar nga presioni virtual. dhe nevoja për privatësi.

Nuk e dimë si rezistojnë pa bërë selfie dhe pa i postuar në rrjetet sociale? Me siguri ata kanë një formulë magjike, si gjermanë që janë, përtej rregullave dhe nevojave të tyre!

Artikujt e sugjeruar:



Burimi: BBC