Zytarisht Angelina Jolie e ka lënë pas hstorinë e saj me ish- bashkëshortin Brad Pit. Dyshja ‘Brangelina’ tashmë i përket së shkuarës dhe Angelina sipas burimeve sapo i ka hedhur grepat tjetër kund.
Bëhet fjalë për një burrë të pashëm shumë vite më të madh se aktorja i cili nuk i përket botës së aktrimit. Ai është një agjent shitjesh i pronave të paluajtshme por për fat të keq emri apo fotografia e tij nuk kanë filluar ende të qarkullojnë nëpër media.
Sipas burimeve ai ka qenë i vetmi njeri i rritur që ka ndihmuar aktoren të kalojë periudhën e vështirë të ndarjes. Angelina dhe burri misterioz takohen shpesh me njëri- tjetrin por kanë vendosur ta mbajnë të fshehtë marrëdhënien e tyre.
Mesa duket pas ndarjes të dy ish- bashkëshortët kanë vendosur që të takojnë njerëz të cilët nuk i përkasin botës së të famshmëve, pasi në një intervistë edhe Brad është shprehur se nuk ka më fare sy për vajzat e famshme.
E megjithatë Brad rezulton ta ketë thyer premtimin pasi jo më larg se para 4 ditësh u përfol për një lidhje të mundshme mes tij dhe aktores Jennifer Aniston.
Burimi: Cosmopolitan