Jam një vajzë 26 vjeçe. Kur isha e vogel e mendoja botën perfekte, me njerëz perfekt, ku prinderit e mi ishin më të përsosurit. Si çdo fëmijë, isha e lumtur në boten time, pa e kuptuar, që gjithe kjo lumturi ishte e gënjeshtërt.
Një ditë, teksa po bëja detyrat për të shkuar në shkollë (isha vetem 9 vjeçe), çuditërisht dëgjoj babain, që po fliste me dikë në telefon. Biseda ishte jo e zakonshme... dëgjoja disa fjalë si : "buzë", "atë natë...", "je bukuroshja ime..".. Nuk po kuptoja! Nuk arrija as të mendoja çfarë po thoshte, por i mbusha mendjen vetes që më kishin bërë veshët, sepse babi im ishte më i miri, më perfekti në botë, që na do fort mua, motren dhe mamin.
Megjithatë ky ankth nuk më linte rehat. Pas disa ditesh, babi harroi celularin në shtepi. Me shumë frikë, guxova të lexoj disa mesazhe, që do doja të mos i kisha lexuar kurrë. M'u shemb gjithë bota para syve! Kuptova arsyen e grindjeve të shpeshta me mamin (edhe pse mami më gënjente, duke më thënë që babi na do shumë).. Kuptova që babi kishte një lidhje tjetër! Qaja çdo ditë, sepse s'doja ta besoja: babi im i shtrenjtë, heroi im, nuk na donte neve, por donte dikë tjetër!
Isha betuar që mamit dhe motrës nuk do jua thoja kurrë, pasi s'doja t'i lëndoja, por 3 vite më vonë, kuptoj që mami dinte gjithçka! Pas një bisede të gjatë me mamin, ajo më shpjegoi se kishte vite që i kishte zbuluar tradhëtitë e tij, por siç ndodh rëndom, kishte pranuar të mos shkatërronte familjen, për të na mbrojtur mua dhe motrën. Kishte pranuar të mbyllte jetën e saj më këtë njeri, vetëm që une dhe motra të kishim nje familje, edhe pse gjithçka ishte e gënjeshtërt.
Që nga ajo kohë, kam patur raporte shumë të ftohta me tim at. Krijova një urrejtje të jashtëzakonshme për të, pasi me kalimin e viteve, kuptova që nuk kishte vetem një shoqe...as dy.. por një Zot e di se sa! Ndieja neveri, që unë kam ardhur në jetë nga një qënie e tillë, kaq e pështirë, pa asnjë normë njerëzore, morale.. Ndiej neveri për atë person të babezitur, që shkatërroi jetën e mamit...
Ndoshta do habiteni për epitetet që po përdor për këtë njeri të fëlliqur, por më besoni, jam betuar që kur ai të vdesë, nuk do marr pjesë as në varrimin e tij... Nuk e meriton, sepse e vetmja gjë që bëri në jetën e tij, është që shkatërroi jeten e mamit, timen dhe të motrës së vogël (edhe ajo ka kuptuar gjithçka)...
Sot nuk kam asnjë komunikim me të. Jam e martuar dhe jetoj me burrin, por me babin nuk flas fare. Nuk arrij dot t’ia fal torturën dhe dhunën psikologjike, tradhëtite e pafundme... Ndoshta nesër do behem prind vetë, por të pakten kam marrë një mësim të mire, se si të mos bëhem kurrë, për asnjë lloj arsyeje, një prind si babi im!
