
Po, meshkujt rrezikojnë t'u "thyhet" penisi gjatë seksit. Dhe e dini çfarë është më e keqja? Një studim tregon se ka disa pozicione seksuale që rrisin ndjeshëm rrezikun; një prej tyre është padyshim i zakonshëm në fantazitë tuaja.
Sipas një studimi të publikuar në International Journal of Impotence Research, rreth 77% e rasteve të frakturës peniane ndodhën gjatë marrëdhënieve seksuale dhe pozicioni më “fajtor” rezultoi të jetë… doggy style.
Çfarë ndodh realisht?
Urologët shpjegojnë se penisi, ndonëse s’ka asnjë kockë, mund të “thyhet” kur futet shumë forcë në një ereksion të plotë. Struktura e tij përbëhet nga disa “tuba sfungjerorë” që mbushen me gjak dhe ngurtësohen. Kur këta goditen fort apo në kënd të gabuar… krak. Bëhet një zhurmë tipike, pasuar nga dhimbje, enjtje dhe një vizitë urgjente në spital.
Cili pozicion tjetër është i rrezikshëm?
Pas doggy style vijnë pozicioni misionar dhe ai me gruan sipër. Ndërkohë që frakturat nga misionari janë të ngjashme në ashpërsi me doggy-n, ato nga gruaja sipër rezultojnë më të rënda, ndoshta sepse ai pozicion i lë gratë të kontrollojnë ritmin dhe këndin. Nëse penisi rrëshqet dhe ajo ulet përsëri mbi të... e imagjinoni vetë rezultatin.
Po pse doggy është kaq i rrezikshëm?
Sepse është pozicion ku shumë burra thjesht humbin kontrollin. Fjalë për fjalë. Nëse penisi del nga vagina dhe godet në një pjesë të fortë si pjesa e pasme apo pubisi, dëmi mund të jetë më i madh nga sa mendoni.
Si të mos e thyesh penisin?
- Mos nxito sikur je në garë.
- Ndrysho pozicion herë pas here.
- Nëse ndien dhimbje, dëgjo trupin. Mos bëj si hero.
Në fund të fundit, është më mirë të flesh i sigurt sesa të zgjohesh në urgjencë.