Ndoshta ne jemi mësuar me studiot e programeve dhe spektakleve tona, por s'jemi të vetmit. Televizoni botëror e ka bërë këtë shumë përpara nesh.
Ndonëse në pamje të parë skenografitë e studiove tona duken të mirëkonceptuara, por me një udhëtim të shkurtër në kohë, do të shohim se ideja është huazuar nëse jo plotësisht, pjesërisht nga produksione të huaja. Ndonjëherë me leje, ndonjëherë pa!
Porta a porta- Bruno Vespa

Edicioni i parë i programit 'Porta a Porta', i transmetuar në Rai 1 daton që prej 1996-ës. I drejtuar nga moderatori Bruno Vespa, programi konsiston në diskutime temash dhe të ftuarish të ndryshëm.
Nuk vonoi shumë që 'Opinion' të frymëzohej nga formati i famshëm italian. Prej 20 vitesh në studion e Opinion, mbizotëron ngjyra blu, ashtu si tek Porta a Porta.

Karriget e bardha në panelin e të ftuarëve dhe mënyra se si është përceptuar është gati e njëjtë. Megjithëse ngjashmëria është e madhe, emisioni nuk është i patentuar nga ai origjinale dhe sigurisht detajet janë ndryshuar.
Tout Le Monde En Parle- Thierry Ardisson

Programi francez i drejtuar nga Thierry Ardisson është identik me atë që prej shumë vitesh ne e njohim si 'Zonë e Lirë' e Arjan Çanit.

Siç e shihni studioja dhe çdo gjë tjetër është e njëjtë, pasi produksioni i TV Klan-it ka blerë patentën origjinale nga 'Tout Le Monde En Parle'.
Përveç Francës dhe vendit tonë, një studio e ngjashme ndodhet në Liban, Alegjeri dhe Kebek.
Besoj se tani është krejt e qartë pse Çanin e shohim gjithnjë me kostumin e zi legjendar.

Kjo që shihni në foto është studioja e 'The Ellen Degeneres show' një ndër talk show-t më të famshëm amerikan.
Ndërsa kjo, është Why Not, programi i drejtuar nga Roza Lati. Duket qartazi që skenografia është konceptuar gati njësoj me studion më sipër ndonëse janë shumë larg nga studioja miliona dollarëshe e Ellen.
Dhe mesa dimë në, nuk ka kurrëfarë patente...

C'e posta per te- Maria de Filippi

Prodhim i Mediaset-it ka mbajtur shqiptarët mbërthyer pas televizorit që prej vitit 2000. Aq shumë e donim një program të tillë sa tani kemi "Dua të të bëj të lumtur".
Spektakli ngjan shumë me C'e Posta Per Te. Skenografia,e ideuar me dy tunele, 2 poltrona dhe sigurisht zarfi gjigand.

Ndriçimi ngjyrë blu, vendosja e publikut madje dhe ecejaket e moderatores janë pothuajse njësoj si ato të programit italian me subjekt të njëjtë.
Ah, postierët dhe zarfi gjithashtu!
Zelig Tv Show
Zelig është spektakli italian më i famshëm i humorit kishte episodin e tij të parë në 1996-ën.

Pavarësisht se dallimi është i dukshëm, vërehet një lloj ngjashmërie mes tij dhe Portokallisë, që prej më shumë se 2 dekadash ka arritur të ruajë statusin e spektaklit më të ndjekur të humorit.

Sfondet që ndryshojnë, ngjyrat, pozicionimi i publikut dhe struktura janë pothuaje të njëjta!
Schillerstraße Staffel është një nga programet më të famshëm të humorit gjerman.

Dhe 'Apartamenti 2xl' ishte pikërisht ai që e solli po të njëjtin format në versionin shqiptar. Siç duhet nga fotot, atmosfera është e njëjtë.

Gjithçka ndodh brenda një shtëpie dhe detajet janë më shumë se të ngjashme.
Por si shumë nga programet më sipër, ndonëse mund të identifikohet lehtë me versionin gjerman, as Apartamenti 2xl nuk ka një patentë.
Striscia la notizia

Padyshim që frymëzimi fillestar i emisionit investigativ 'Fiks Fare' erdhi nga formati i famshëm italian c.

Velinat, etikatet me emrat e moderatorëve dhe këndet ku qëndrojnë vazjat. Këto dhe shumë detaje të tjera përveç formatit janë disa nga të përbashkëtat mes të dyjave.
Vite më pas, po të njëjtën ide vazhdojmë ta shohim edhe në Stop, emisionin investigativ që transmetohet në Tv Klan. Skenografia është pothuajse ajo.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.