Metropolitan

Kris Jenner ka një hatërmbetje me Kourtney dhe lidhet me shtatzëninë e saj

Kris Jenner ka një hatërmbetje me Kourtney dhe lidhet me
Getty

Kourtney Kardashian e ka mërzitur të ëmën, Kris Jenner, e cila tregoi hatërmbetjen në episodin e radhës të "The Kardashians". Jenner nuk u përfshi në planin e Kourt për të bërë publik lajmin e shtatzënisë. Kris s’ishte fare e lumtur kur vajza e saj i tregoi botës se ishte në pritje të ëmbël, pasi e mbajti të fshehtë dhe nga familja. 
 
Khloé tregoi se Kris e mësoi nga lajmet se Kourt ishte shtatzënë. “Ajo e zbuloi nga lajmet, mami im. S’ishte e lumtur, normalisht”, tha Khloé.

Nga ana tjetër, Kris u shpreh: “U zgjova, hapa sytë dhe para meje – e kisha lënë televizorin ndezur një natë më parë – pashë Kourtney-n duke mbajtur një pankartë. Mendova se ishte një rreng dhe më pas kuptova që po shikoja ABC News”. Ajo vijoi se e dinte që Kourt ishte shtatzënë, por jo që do ta bënte lajmin publik.

Kris Jenner ka një hatërmbetje me Kourtney dhe lidhet me
Hulu

Kourt, në fakt, u tregoi motrave dhe të ëmës për shtatzënëinë, megjithëse Kris pretendonte që të ishte në dijeni të momentit kur e bija do e ndante lajmin me të gjithë në koncertin e të shoqit, Travis Barker.

“Ajo harroi që kishte një familje. Këtë të bën truri i shtatzënisë. Është e çuditshme se si ndodh”, i tha Khloé-Kris në bisedën e tyre.
 
Nga ana tjetër, Kourt tha se nuk e ftoi familjen në koncertin ku i tha botës dhe Travis se është shtatzënë, pasi mendoi se ato nuk do të shkonin. “Nuk ka të bëjë me ju. Ishte mënyra se si ne do t’ia tregonim botës, asgjë më shumë”, u justifikua Kourtney.

Kris Jenner ka një hatërmbetje me Kourtney dhe lidhet me
Hulu

Para se të sillte në jetë bebushin Rocky, Ylli i “The Kardashians” njoftoi është në pritje të ëmbël në koncertin e Barker, në Los Angeles. Ndërkohë që bateristi performonte në skenë, Kourt ngriti një pankartë në të cilën shkruhej: “Travis, jam shtatzënë”.

Kris Jenner ka një hatërmbetje me Kourtney dhe lidhet me
 
Kourt është nëna e 3 fëmijëve të tjerë, Mason (13 vjeç), Penelope (10 vjeç) dhe Reign (8 vjeç), për të cilët bashkëprindëron me ish-in, Scott Disick.

Edhe Barker ka fëmijë me ish-gruan e tij, Shanna Moakler: Landon (19 vjeç), Alabama (17 vjeç) dhe Atiana (24 vjeç).

Artikuj të sugjeruar:

REELS

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

Kris Jenner has a falling out with Kourtney and it's related to her pregnancy

Kris Jenner ka një hatërmbetje me Kourtney dhe lidhet me
Getty

 
Kourtney Kardashian has upset her mother, Kris Jenner, who revealed the secrets in the next episode of "The Kardashians". Jenner was not included in Kourt's plan to go public with the pregnancy news. Kris was not at all happy when her daughter revealed to the world that she was expecting a baby after keeping it a secret from her family. 
 
Khloé revealed that Kris found out from the news that Kourt was pregnant. “She found out from the news, my mom. She wasn't happy, normally," said Khloé.

On the other hand, Kris said: "I woke up, opened my eyes and in front of me - I had left the TV on the night before - I saw Kourtney holding a sign. I thought it was a line and then I realized I was watching ABC News." She went on to say that she knew Kourt was pregnant, but not that she was going to make the news public.

Kris Jenner ka një hatërmbetje me Kourtney dhe lidhet me

Kourt did, in fact, tell her sisters and mother about the pregnancy, although Kris claimed she only knew when her daughter would break the news to everyone at her husband Travis Barker's concert.

"She forgot she had a family. This is what the pregnancy brain does to you. It's weird how it happens," Khloé told Kris in their conversation.
 
On the other hand, Kourt said she didn't invite the family to the concert where she told the world and Travis she's pregnant, because she thought they wouldn't go. "It's not about you. It was the way we were going to show the world, nothing more," Kourtney justified.

Kris Jenner ka një hatërmbetje me Kourtney dhe lidhet me

Before giving birth to baby Rocky, the star of "The Kardashians" announced that she is expecting a sweet baby at Barker's concert in Los Angeles. While the drummer performed on stage, Kourt held up a sign that read, "Travis, I'm pregnant."

Kris Jenner ka një hatërmbetje me Kourtney dhe lidhet me
 
Kourt is the mother of 3 other children, Mason (13), Penelope (10) and Reign (8), whom she co-parents with ex, Scott Disick.

Barker also has children with his ex-wife, Shanna Moakler: Landon (19), Alabama (17) and Atiana (24).

Suggested articles: