News

Kosova detyron lokalet që t’u shërbejnë qytetarëve ujë nga çezma

Kosova detyron lokalet që t’u shërbejnë qytetarëve

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin që detyron lokalet e gastronomisë që t’u shërbejnë klientëve ujë nga çezma në rast se furnizohen nga ujësjellësi publik.

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi prezantoi para kabinetit qeveritar standardet për cilësinë e ujit për konsum për të mbrojtur shëndetin e njerëzve.

“Me qëllim që të vendosim standardet normative për cilësinë e ujit të destinuar për konsum njerëzor, propozoj aprovimin e vendimit që në rastet kur objektet e gastronomisë furnizohen nga ujësjellësi publik, pronari i biznesit nuk mund t’i ndalojë klientët të shërbehen me ujë rubineti," tha Latifi.

Në rastet kur bizneset nuk furnizohen nga ujësjellësi publik, duhet të zbatojnë planin e monitorimit të cilësisë së ujit dhe të pajisen me certifikatën e cilësisë së ujit nga Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë. Propozimi i ministrit Latifi u miratua.

“Vendim i qëlluar. Megjithëse për dikë mund të duket vendim i vogël, ka një ndikim direkt në xhepin e qytetarit," thanë disa qytetarë për Euronews Albania.

“Nuk ka qenë diçka e re për ne pasi kemi shërbyer gjithmonë ujë. Uji është i pijshëm, gjithmonë e kemi shërbyer. Është shumë e thjeshtë, shpenzimet janë minimale," tha për Euronews Albania menaxheri i një lokali, Fanol Duli.

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Kosovo obliges local establishments to serve tap water to citizens

Kosova detyron lokalet që t’u shërbejnë qytetarëve

The Government of Kosovo has approved the decision that obliges gastronomy establishments to serve customers tap water if they are supplied by the public water supply.

Minister of Health, Dr. Rifat Latifi presented to the government cabinet the standards for the quality of water for consumption to protect people's health.

"In order to establish normative standards for the quality of water intended for human consumption, I propose the approval of the decision that in cases where gastronomy facilities are supplied by the public water supply, the business owner cannot prevent customers from being served with tap water" , Latifi said.

In cases where businesses are not supplied by the public water supply, they must implement the water quality monitoring plan and be provided with the water quality certificate from the Institute of Public Health in Kosovo. Minister Latifi's proposal was approved.

"Shot decision. Although it may seem like a small decision to someone, it has a direct impact on the citizen's pocket," some citizens told Euronews Albania.

"It was not something new for us as we have always served water. The water is drinkable, we have always served it. It's very simple, the expenses are minimal," the manager of a bar, Fanol Duli, told Euronews Albania.