Lifestyle

Klienti lajmëron policinë për rritjen e çmimit të kafesë

Klienti lajmëron policinë për rritjen e çmimit të
Foto: Ditta Artigianale

Një bar-kafe në Firence u gjobit me 1000 euro pasi një klient u mërzit për çmimin e një filxhani kafeje.

Klienti telefonoi policinë pasi iu kërkua të paguante €2 për kafenë –pa kafeinë – në Ditta Artigianale në qendër të qytetit toskan, raporton Guardian. Klienti u ankua se çmimi nuk ishte shfaqur në menunë prapa banakut. Pikërisht ky gabim e futi në telashe lokalin, i cili shquhet për kafebërjen.

Francesco Sanapo, pronari i Ditta Artigianale, foli për gjobën në rrjetet sociale dhe mbrojti kafenë, e cila sipas tij vjen nga një plantacion i vogël në Meksikë dhe "është përgatitur me shumë kujdes”. Ai argumentoi se çmimi i kafesë ishte shfaqur në menunë dixhitale.

Në Itali, kostoja mesatare e një kafeje ekspres është 1 euro, megjithëse më shumë se 70% e bareve rritën çmimet në fillim të vitit për shkak të problemeve të zinxhirit të furnizimit dhe korrjeve të dobëta, si kudo në botë, përfshirë edhe Shqipërinë. 

“Askush nuk duhet të skandalizohet më për të paguar 2 euro për një ekspres,” shtoi pronari, duke përmendur rritjen e kostos së lëndëve të para.

Shpresojmë që klienti të mos vizitojë kurrë Shqipërinë, sepse ndoshta do t’i duhet të flasë me FBI-në.

REELS

Bizhuteritë në muzeun e Luvrit (disa u vodhën) 👀

Në këtë Q&A me ekspertët tanë nga Lush, flasim për rëndësinë e thjeshtësisë, kujdesit natyral dhe produkteve që respektojnë lëkurën dhe planetin. Rreziqet e përdorimit të tepërt të produkteve kozmetike nga të rinjtë. #LessIsMore #LushSkincare #NatyraleMeLush #SkincareQandA #CleanBeauty #SimpleSkincare #LushLove

Unë dhe shoqja e ngushtë, kudo dhe kurdo 🤍

Sa e mila.

Art dhe dashuri 🤍

Kështu dua të vishem në dasmat e fisit që të mos i flas askujt

Një video që u bë virale së fundmi preku miliona njerëz në mbarë botën, duke kapur një gjest të thjeshtë, por thellësisht domethënës mirësie. Në Shtetet e Bashkuara, mbrëmja e maturës (“prom”) shihet si një moment i rëndësishëm – një festë plot shkëlqim që shënon fundin e shkollës së mesme, me veshje elegante, shoqërues dhe pritshmëri të larta shoqërore. Por për disa nxënës, sidomos ata që ndihen ndryshe apo të lënë mënjanë, ajo natë mund të mbajë edhe një ndjesi vetmie. Kjo ndryshoi kur kapiteni i ekipit të futbollit të shkollës mori vesh se një nga shoqet e klasës së tij do të shkonte vetëm në mbrëmjen e maturës. Pa u menduar dy herë, ai e ftoi të ishte partnerja e tij. Reagimi i saj ishte shumë emocionues. Momenti, i ndarë në një video të postuar nga Jason Kennedy, u përhap me shpejtësi në internet, duke mbledhur miliona shikime dhe mijëra komente që vlerësonin këtë akt.

Hë se thoni se vajzat duan më shumë baballarët 🤨

A keni dëgjuar për Biologique Recherche? Ofron trajtime të personalizuara që rikthejnë ekuilibrin natyral të lëkurës përmes formulave me përqendrim të lartë aktivësh. Bëni një xhiro nga @skiniqclinique dhe provojeni.

@iqos_al Teknologji dhe inovacion në ÇDO dizajn! 😍

The customer of a coffee bar notifies the police about the increase in the price of coffee

Klienti lajmëron policinë për rritjen e çmimit të
Photo: Ditta Artigianale

A coffee bar in Florence was fined 1,000 euros after a customer was upset about the price of a cup of coffee.

The client called police after being asked to pay € 2 for decaffeinated coffee at Ditta Artigianale in downtown Tuscany, the Guardian reports. The customer complained that the price had not been displayed on the menu behind the counter. It was this mistake that got the restaurant in trouble, which is known for its coffee shop.

Francesco Sanapo, owner of Ditta Artigianale, spoke out against the fine on social media and defended the coffee, which he said came from a small plantation in Mexico and was "prepared very carefully." .

In Italy, the average cost of an espresso coffee is 1 euro, although more than 70% of bars increased prices at the beginning of the year due to supply chain problems and poor harvests, as anywhere in the world, including Albania. 

"No one should be scandalized anymore to pay 2 euros for an espresso," the owner added, citing the rising cost of raw materials.

We hope that the client will never visit Albania, because he will probably have to talk to the FBI.