
Në shkurt të këtij viti, Kledi Kadiu dhe partnerja e tij, Charlotte Lazzari, ndanë me ndjekësit lajmin se do të bëhen prindër për herë të dytë. Balerini i famshëm tha se bebushi pritet të vijë në jetë në gusht, por dha asnjë detaj më shumë për gjininë, deri më tani.
View this post on Instagram
Pak orë më parë, Kadiu postoi në llogarinë e tij të Instagram-it dy foto ku e bija, Lea zbulon "sekretin" e prindërve.
"Lea ju tregon një sekret. Kujt ja kishte marrë mendja?"- shkruan Kledi, si për të treguar se shpejt, familjes do t'i bashkohet një bebush.
View this post on Instagram
Gishtërinjtë ngjyrë blu të saj, të vendosur mbi barkun e rrumbullakosur të Charlotte, s'kishin nevojë për asnjë koment më tepër.
