Balerini shqiptar Kledi Kadiu ka folur për herë të parë pas lindjes së vajzës së tij në emisionin e mëngjesit “Wake up” në Top Chanel në një lidhje telefonike. Ai tha se nuk kishte fjalë për të përshkruar emocionin e veçantë që po provonte me lindjen e vajzës (lexo ketu).
Balerini tha gjithashtu se: “Ndodhi gjithçka shumë shpejt. Unë me Charlotte kishim vetëm 1 vit e 2 muaj bashkë, por gjërat ndodhin kur i ndjen.” Ai tha gjithashtu se gjendja e mirë shpirtërore që ata si çift kishin, bëri që gjërat të ndodhnin në këtë mënyrë.
Kledi tha gjithashtu se Charlotte dhe vajza e tij gëzonin shëndet të plotë megjithëse janë akoma në spital. Me shaka ata kanë komentuar edhe se vajza e vogël Lea ngjan me Kledin më shumë se me Charlotte.
Kur u pyet nga moderator Eno Popi se çfarë do të bëhej vajza e tij kur të rritej Kledi u përgjigj: “Nuk dua të bëhet balerinë, por nuk kam dot një përgjigje se çfarë do të bëhet kur të rritet”.
Po ashtu balerini tregoi se kishte marrë shumë urime për lindjen e vajzës. Ndër ta ishte dhe Maria De Filippi e cila i kishte dërguar një mesazh urimi: “Jetë të gjatë dhe me nje familje të shëndetshme. Shihemi në punë”. Ndërkohë që në disa intervista më parë Kledi ka pranuar se ka pasur fjalë dhe për një lidhje mes tij dhe Marias.