Klaudia Pepa reagoi dje ndaj komenteve të shumta në Instagram-in e saj, pasi e quajti Albi Nakon “vëlla”.
Përmes një komenti, Pepa iu përgjigj të gjithë kritikëve duke shkruar se vëllai në fund të fundit, është një mik si miqtë e tjerë, vetëm se me të ke lidhje biologjike.
Nga ana tjetër, Klaudia e quan Albin vëlla sepse e ka shumë të afërt, dhe e quan atë familje.
“Për ata që nuk e kanë kuptuar...Një vëlla është miku që ta jep natyra.
Një vëlla është i afërt si duart dhe këmbët. Unë e përkufizova Albin si një familje sepse e tillë është për mua.
Nëse fjalët më dalin nga zemra nuk janë asnjëherë të gabuara. Paqe dhe dashuri”
Pas transmetimit të intervistës së Albi Nakos tek emisioni “Rudina”, ku ishte përfshirë edhe videomesazhi i Klaudias për të (shiko këtu), dhjetëra komente fyese vërshuan në postimet e Klaudias në Instagram.
Fillimisht, ishin mamaja dhe motra e saj ato që u kthyen përgjigje kritikëve. (lexo këtu)