Horoscope

Kjo javë do të jetë shuuumë sfiduese për këto 3 shenja

Kjo javë do të jetë shuuumë sfiduese për këto 3
Pinterest/@gIassofwhiskey

Nga sot, 28 korrik, nis një javë sfiduese për të paktën tre shenja të horoskopit, një periudhë që do të zgjasë deri më 3 gusht. Megjithatë, ky tension nuk është pa arsye: më 30 korrik, Afërdita kalon në Gaforre, ku do të qëndrojë deri më 25 gusht, dhe ky tranzit do të sjellë emocione të thella. Deri atëherë, ja çfarë pritet për këto tre shenja:

Peshqit

Pjesa e parë e javës mund të sjellë tensione në marrëdhënie, qofshin ato romantike apo profesionale. Zemërimi, xhelozia dhe ndjenja e përgjithshme e pakënaqësisë mund të jenë më të pranishme se zakonisht. Edhe një konflikt i papritur me dikë të rëndësishëm, apo edhe me një të panjohur, mund t’ju lërë të hutuar dhe emocionalisht të lodhur. 

Këshilla? Shmangni përplasjet sa më shumë që mundeni, pa lejuar që të tjerët të shkelin kufijtë tuaj. Fundi i javës sjell dinamika edhe më të ngarkuara, ndaj përdoreni këtë kohë për reflektim dhe kujdes ndaj vetes. Nga java tjetër, situata do të fillojë të qetësohet ndjeshëm.

Dashi

Kjo javë mund të sjellë tensione me partnerin, por edhe me anëtarë të familjes, sidomos me ata më të moshuar. Shkaqet mund të jenë keqkuptime, ngarkesë emocionale ose thjesht lodhje. Për të mos i lënë gjërat të dalin jashtë kontrollit, përpiquni të ruani durimin, edhe nëse nuk është pika juaj më e fortë. 

Kujdesuni më shumë për veten gjatë kësaj jave: tërhiquni pak, merrni frymë thellë dhe kufizoni kontaktin me njerëz negativë. Vendosni kufij të qartë me të afërmit, por bëjeni me qetësi dhe sinqeritet, pa shpërthime, ndryshe situata mund të përshkallëzohet.

Luani

Mërkuri prapavijë, në kombinim me Diellin, mund të shkaktojë tensione në komunikim, keqkuptime dhe ndjenja pasigurie, kryesisht të lidhura me egon, tuajën ose të të tjerëve. 

Kujdes: një sjellje egoiste, sado e vogël, mund të ketë pasoja të mëdha këtë javë. Në vend të reagimeve impulsive, zgjidhni qetësinë. Nëse e ndjeni veten të pasigurt për vlerën tuaj, ndaloni dhe pyesni: “A është vërtet kjo ndjenjë imja, apo është diçka që po ma projekton dikush tjetër?” Kjo javë kërkon vetëkontroll dhe qartësi emocionale. Përndryshe, tensioni mund të marrë drejtim që nuk e prisni dhe nuk e doni.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

This week will be very challenging for these 3 signs

Kjo javë do të jetë shuuumë sfiduese për këto 3
Pinterest/@gIassofwhiskey

Starting today, July 28, a challenging week begins for at least three zodiac signs, a period that will last until August 3. However, this tension is not without reason: on July 30, Venus moves into Cancer, where she will stay until August 25, and this transit will bring deep emotions. Until then, here's what to expect for these three signs:

Pisces

The first part of the week can bring tension to relationships, whether romantic or professional. Anger, jealousy, and a general sense of dissatisfaction may be more present than usual. Even an unexpected conflict with someone important, or even a stranger, can leave you confused and emotionally exhausted. 

Advice? Avoid confrontations as much as possible, without allowing others to violate your boundaries. The end of the week brings even more busy dynamics, so use this time for reflection and self-care. From next week, the situation will begin to calm down significantly.

Aries

This week may bring tensions with your partner, but also with family members, especially older ones. The causes may be misunderstandings, emotional burdens, or simply fatigue. To avoid letting things get out of hand, try to maintain patience, even if it is not your strongest point. 

Take extra care of yourself this week: take a step back, take a deep breath, and limit contact with negative people. Set clear boundaries with loved ones, but do so calmly and honestly, without outbursts, otherwise the situation may escalate.

Leo

Mercury retrograde, in combination with the Sun, can cause tensions in communication, misunderstandings, and feelings of insecurity, mainly related to ego, yours or that of others. 

Beware: a selfish behavior, no matter how small, can have big consequences this week. Instead of impulsive reactions, choose calm. If you find yourself unsure of your worth, stop and ask: “Is this really my feeling, or is it something someone else is projecting onto me?” This week calls for self-control and emotional clarity. Otherwise, the tension could take a direction you don’t expect or want.

----kjo-jave-do-te-jete-shuuume-sfiduese-per-keto-3-shenja-i83560