Health

Kjo është ora e ditës në të cilën jemi më të trishtuar dhe më të lumtur

Kjo është ora e ditës në të cilën jemi më

Dihet që humori ndryshon në varësi të stinëve të vitit, ditëve të javës, apo situatave që kalojmë në përditshmëri. E hëna e tretë e janarit konsiderohet si dita më depresive e vitit, ndërsa të gjitha të hënat karakterizohen nga një atmosferë melankolike. Nga ana tjetër, të shtunat janë plot gëzim dhe optimizëm, ashtu si edhe të premtet, pasi shkëputemi nga puna gjatë fundjavës. Në të njëjtën kohë, për Pashkë mund të ndihemi më optimistë, ndërsa për Krishtlindje mund të ndihemi më melankolikë. Sidoqoftë, në një mënyrë ose në një tjetër ne kemi përcaktuar se si na bëjnë të ndihemi ditë të caktuara gjatë gjithë vitit.

Por çfarë ndodh me orët e ditës? A është e mundur që brenda një periudhe 24-orëshe të ndihemi më të lumtur në momente të caktuara dhe më të trishtuar në momente të tjera?

Për të vlerësuar lidhjen e kohës/orës së ditës me depresionin, ankthin, mirëqenien dhe vetminë, shkencëtarët nga University “College London” kryen një analizë të përditshme të shëndetit mendor dhe mirëqenies. Gjetjet u botuan në “BMJ Mental Health”, dhe studiuesit vunë në dukje: 

"Gjendja e humorit tonë ndryshon gjatë stinëve, ditëve të javës dhe madje edhe gjatë gjithë ditës - çdo ditë. Edhe pse shëndeti mendor dhe mirëqenia në përgjithësi ndryshojnë gjithashtu gjatë muajve dhe javëve."

Hulumtimi analizoi të dhëna nga 49,218 të rritur që morën pjesë në një studim që mblodhi të dhëna të detajuara dhe të përsëritura nga të njëjtët pjesëmarrës me kalimin e kohës për një periudhë 2-vjeçare, nga marsi 2020 deri në mars 2022.

Pjesëmarrësit iu përgjigjën pyetjeve të tilla si: "Javën e kaluar, sa të lumtur u ndjetë? Sa i kënaqur ishe me jetën tënde?", dhe "Në ç'masë mendonit se gjërat që bëni në jetën tuaj ia vlejnë?".

Faktorë të tillë si mosha, gjendja shëndetësore dhe nëse individët ishin të punësuar u morën në konsideratë.

Rezultatet treguan se lumturia dhe kënaqësia ishin të gjitha më të larta të hënave dhe të premteve krahasuar me të dielat. Shëndeti mendor ishte më i mirë gjatë verës në të gjitha rezultatet.

Ndryshimi i humorit gjatë 24 orëve

Ndryshimet në shëndetin mendor dhe mirëqenien gjatë gjithë ditës mund të shpjegohen nga ndryshimet që lidhen me orën biologjike, vunë në dukje studiuesit.

"Për shembull, kortizoli [hormoni që rregullon humorin, motivimin] arrin kulmin menjëherë pas zgjimit dhe arrin nivelet më të ulëta rreth kohës së gjumit", thanë ata.

Megjithatë, studiuest shtuan se ndryshimet midis ditëve të javës dhe fundjavave mund të jenë për shkak të gjërave të tilla si sekuenca e aktiviteteve të përditshme, të cilat ka të ngjarë të jenë të ndryshme në fillim dhe në fund të javës.

Shkurtimisht, ndonëse zgjohemi nga alarmi, sërish në mëngjes jemi me humor shumë më të mirë se sa në mbrëmje, kohë kur shtrihemi për të fjetur. Kjo e fundit mund të ndodhë për shkak të lodhjes dhe ngarkesës së ditës, ndërsa në mëngjes “karikohemi’ dhe jemi shumë më energjikë dhe të lumtur për një ditë të re.

Burimi: Marie Claire

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

This is the time of day when we are saddest and happiest.

Kjo është ora e ditës në të cilën jemi më

It is known that mood changes depending on the seasons of the year, the days of the week, or the situations we go through in our daily lives. The third Monday of January is considered the most depressing day of the year, while all Mondays are characterized by a melancholic atmosphere. On the other hand, Saturdays are full of joy and optimism, as are Fridays, as we break from work during the weekend. At the same time, at Easter we may feel more optimistic, while at Christmas we may feel more melancholic. However, in one way or another we have determined how certain days make us feel throughout the year.

But what about the hours of the day? Is it possible that within a 24-hour period we feel happier at certain times and sadder at other times?

To assess the association of time of day with depression, anxiety, well-being and loneliness, scientists from University College London conducted a daily mental health and well-being analysis. The findings were published in BMJ Mental Health, and the researchers noted: 

"Our moods change over the seasons, the days of the week, and even throughout the day - every day. Although mental health and overall well-being also change over the months and weeks."

The research analyzed data from 49,218 adults who participated in a study that collected detailed and repeated data from the same participants over time for a 2-year period, from March 2020 to March 2022.

Participants answered questions such as: "Last week, how happy did you feel? How satisfied were you with your life?", and "To what extent did you think the things you do in your life are worthwhile?".

Factors such as age, health status, and whether individuals were employed were taken into consideration.

The results showed that happiness and satisfaction were all higher on Mondays and Fridays compared to Sundays. Mental health was better during the summer across all outcomes.

Mood swings over 24 hours

Changes in mental health and well-being throughout the day could be explained by changes related to the biological clock, the researchers noted.

"For example, cortisol [the hormone that regulates mood, motivation] peaks immediately after waking and reaches its lowest levels around bedtime," they said.

However, the researchers added that the differences between weekdays and weekends could be due to things such as the sequence of daily activities, which are likely to be different at the beginning and end of the week.

In short, even though we wake up from the alarm, we are still in a much better mood in the morning than in the evening, when we lie down to sleep. The latter can happen due to fatigue and the workload of the day, while in the morning we are "charged" and are much more energetic and happy for a new day.

Source: Marie Claire

Suggested articles: