








Amanda Hearst
32-vjeçarja është stërmbesa e manjatit të mediave William Randolph, me një pasuri 1.6 miliard eurosh. Dhe beqare për më tepër!
Zac Goldsmith
Politikani britanik me sytë bojëqielli, ka rrëmbyer zemrat e femrave nbarë vendin, aq më tepër pasi trashëgoi prej babait një pasuri prej 400 milionë eurosh.
Stavros Niarchos III
Nipi i manjatit të anijeve, prej të cilit ka marrë edhe emrin, një ditë do të trashëgojë tërësisht pasurinë e familjes prej 2.1 miliard eurosh. Dhe ka muskuj barku të llahtarshëm.
Barbara Hutton
Trashëgimtarja e pasurisë marramendëse të familjes Woolworth, është martuar plot 7 herë, ndër të cilat edhe me një princ rus.
Markezi i Douro-s
37-vjeçari, Duka i ardhshëm i Wellington-it, është trashëgimtar i një pasurie prej 100 milion eurosh dhe prej kohësh ka qenë beqari i artë i Oxford-it.
Duka i Beaufort-it
Tërheqës në një mënyrë prej James Bondi-i, Duka, tani 87 vjeç ka një pasuri prej 180 milion eurosh në prona.
Babe Paley
E martuar dy herë me multimilionere, Paley duke trashëguar pasuri të llahtarshme prej më shumë se 300 milionë eurosh, ka qenë një nga femrat më të bukura dhe më elegante të viteve '30-'40.
Andrea Casiraghi
31-vjeçari ka genet e Grace Kelly-t kështu që sigurisht që është sexy. Ai dhe bashkëshortja e tij sëbashku vlejnë disa miliarda euro.
Aga Khan IV
Princi i lindur nk Zvicër, i cili përveç të qenurit biznesmen i suksesshëm është edhe udhëheqës shpirtëror i muslimanëve shiitë. Pasuria e tij ka një vlerë prej 8 miliard eurosh.
Burimi: Tatler/ Përsjhtati: Kristi Tashi