‘Shumë fat sot, për buzëqeshjen që na kishte munguar. Paç fat Arbana Osmani. Nga sonte në Top Channel, ‘Në 1 javë’’. Ky është urimi që Ledion Liço i bën Arbana Osmanit për nisjen e spektaklit të saj më të ri në Top Channel (foto 2). Ndërsa Arbana i është përgjigjur: ‘Thank you Liuuuu. (Kot s’vure foton e djeshme)’.
Një tjetër kolege që e ka uruar Arbanën ka qenë edhe Xhemi Shehu. Ajo ka përdorur nofkën ‘Mipana’, me të cilën e thërret Arbanën me përkëdheli, ndërsa Arbana e thërret atë ‘Miçemi’: ‘Më në fund, mbas një jete mungesë. Mipana, Arbana Osmani, rikthehet me formatin më të ri argëtues, ‘Në 1 javë’! Duke filluar nga sonte, çdo të shtunë, ora 21:00 në Top Channel’ (foto3). Arbana e ka falenderuar Xhemin dhe miq të tjerë që e kanë uruar t’a nisë sa më mbarë, si Florian Agalliu, Aulona Musta, etj. (foto 4)
‘Në 1 javë’ është titulli i këtij spektakli nën drejtimin e Arbana Osmanit, i cili do të transmetohet çdo të shtunë në orën 21:00. Është një format që mbledh njerëz të famshëm, të cilët duhet të preformojnë në disiplina të ndryshme, në formë sfidash. Prezantuesja kthehet në television pas një periudhe të gjatë shkëputjeje, për shkak të shtatzënisë dhe më pas i është përkushtuar rritjes së djalit të saj.