Metropolitan

Kërcimtari i tregon Beyoncé-s që të rregullojë fustanin në mënyrën më profesionale të mundshme

Kërcimtari i tregon Beyoncé-s që të rregullojë

Teksa performonte “Break my soul” në Hamburg, Beyoncé-s për pak iu zbulua gjoksi, por situata e sikletshme u evitua falë një prej kërcimtarëve të saj.

Për fat të mirë, një nga vëllezërit binjakë të grupit francez të kërcimit Les Twins - i cili përbëhet nga Laurent dhe Larry Nicolas Bourgeois - e pa që diçka nuk shkonte me pjesën e sipërme të fustanit.

Ai ndryshoi menjëherë kërcimin, i kapi dorën dhe i doli përpara për ta mbulur dhe ia vendosi dorën e saj te gjoksi për t’i treguar që ta rregullonte ose mbulonte. Gjithçka duket sikur është pjesë e koreografisë.

Kërcimtari i tregon Beyoncé-s që të rregullojë

Momenti u filmua nga fansat e pranishëm në koncert. “Fakti që nuk folën fare. Ajo vazhdoi të këndonte dhe e kuptoi që ai ndryshoi kërcimin për një arsye. Çfarë profesionistësh,” shkroi dikush.

“Ky është talent. Ai e pa që diçka nuk shkonte dhe menjëherë veproi pa u kuptuar fare,” tha një tjetër. “Më pëlqen fakti që i vendosi dorën e saj për ta rregulluar. Tregon respekt,” lexohet në një tjetër koment.

“Do ta vendosja këtë video në CV nëse do të isha ai,” shtoi me humor një tjetër përdorues.

REELS

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

The dancer tells Beyoncé that she needs to adjust the dress in the most professional way possible

Kërcimtari i tregon Beyoncé-s që të rregullojë

While performing "Break my soul" in Hamburg, Beyoncé almost had her breasts exposed, but the awkward situation was avoided thanks to one of her dancers.

Fortunately, one of the twin brothers of the French dance group Les Twins - which consists of Laurent and Larry Nicolas Bourgeois - saw that something was wrong with the top of the dress.

He immediately changed his dance, grabbed her hand and stepped forward to cover her and placed her hand on her chest to indicate to fix or cover.

Kërcimtari i tregon Beyoncé-s që të rregullojë

The moment was filmed by fans present at the concert. "The fact that they didn't speak at all. She continued to sing and realized that he changed the dance for a reason. What professionals,” someone wrote.

"This is talent. He saw that something was wrong and immediately acted without realizing it,” said another. “I like the fact that she put her hand on it to fix it. Shows respect," read another comment.

"I'd put this video on my resume if I were him," another user added with humor.