Aplikacionet që mund të shkarkojmë në celularët tanë smart (shumë smart!) janë të pafundme, por që do të mund të shkarkonim dhe mundësinë për të bërë një treshe, kjo nuk na kishte shkuar në mendje.
Me aplikacione si Tinder, Grindr dhe Down, është shumë e thjeshtë të gjesh njerëz të predispozuar për tu shoqëruar me ty, ndoshta dhe për më shumë se kaq. Por po sikur të jeni duke kërkuar për më shumë se një person?
Shkarkoni 3nder, një aplikacion që e bën “treshen më të thjeshtë”. Sipas menaxhuesve të tij , ky aplikacion do t’ju lejojë të gjeni, ose të lokalizoni persona që kanë të njëjtën dëshirë me ju dhe do t'ju tregojë sa afër jush ndodhen. Megjithatë përmbajeni entuziasmin sepse 3nder, nuk është ende gati. Krijuesi Dimo Trifonov është duke kërkuar investitorë. Ka ndonjë që do ta ndihmojë?
