Metropolitan

Këngëtari shqiptar mund të përfaqësojë Zvicrën në Eurovision

Këngëtari shqiptar mund të përfaqësojë

Më katër mars, Zvicra do të bëjë me dije emrin e artistit/es që do të përfaqësojë vendin në Eurovision. Transmetuesi Schweizer Radio und Fernsehen nuk ka dhënë asnjë detaj, por tifozët e zjarrtë të Eurovision-it vunë re (via Wiwibloggs) se në një database ku regjistrohen kompozime nga kantautorë zvicerianë, u regjistrua kënga “Repondez-moi” e interpretuar nga Gjon’s Tears. Fansat janë pothuajse të bindur se do të jetë Gjoni ai që do të ngjitet në skenën e Eurovision-it.

Gjon’s Tears është emri i artit i Gjon Muharremit. Gjoni ka lindur në Zvicër nga dy prindër me origjinë shqiptare, babai nga Kosova, ndërsa nëna nga Tirana. Pak kohë më parë, ai publikoi një këngë të quajtur “Babi”, e cila menjëherë u rendit në krye të The Top List.

Nëntë vite më parë, Gjon Muharremaj mori pjesë në Albania’s Got Talent duke emocionuar Rovena Dilon dhe Armend Rexhepagiqin teksa këndonte “Je t’aime” të Lara Fabian. Në shkurt të 2019-s, Gjoni ishte pjesëmarrës në The Voice of France.

Përsa i përket emrit, në një intervistë për Top Awards, ai u shpreh:

“Për emrin Gjon’s Tears ose lotët e Gjonit më ka lindur ideja kur gjyshi im ka ardhur nga Kanadaja në Zvicër për të më dëgjuar. Një ditë, po i bija një pianoje elektrike duke luajtur këngën 'Can’t help falling in love' të Elvis Presley-t. Teksa po performoja këtë këngë për herë të parë për gjyshin tim, pashë që ai ishte me lot dhe tepër i emocionuar. Unë isha i vogël dhe mendoja se si muzika ka këtë magji. Jam ndjerë si superhero. M’u duk shumë e fortë ajo çfarë ndodhi dhe kështu vendosa të mbaj këtë emër pasi është një episod i jetës sime që më ka prekur shumë.”

Ndërkohë që kënga “Babi” flet për një histori mes djalit dhe babait, ky i fundit përdorues i alkoolit.

“Është një këngë e shkruar gjysmë anglisht dhe gjysmë shqip. Flet për një histori mes djalit dhe babait, i cili është një përdorues i alkoolit. Djali i thotë:  ‘Pavarësisht se më kë bërë gjithë këto të këqija, unë t’i fal sepse të dua’. Kjo nuk është një histori personale, pra nuk i dedikohet babait tim. Zgjodha të bëj këtë këngë sepse doja të trajtoja një histori ndryshe nga e imja pasi për mua ishte shumë interesante dhe e rëndësishme të flisja për temën e alkoolit dhe familjes.”

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Albanian singer may represent Switzerland at Eurovision

Këngëtari shqiptar mund të përfaqësojë

On March 4, Switzerland will announce the name of the artist who will represent the country at Eurovision. The broadcaster Schweizer Radio und Fernsehen didn't give any details, but ardent Eurovision fans noticed (via Wiwibloggs) that a recording of compositions by Swiss songwriters recorded the song "Repondez-moi" performed by John's Tears.

John's Tears is the art name of John Muharram. John was born in Switzerland to two parents of Albanian origin, the father from Kosovo, and the mother from Tirana. Some time ago, he released a song called "Daddy" which immediately topped The Top List.

Nine years ago, John Muharremaj participated in Albania's Got Talent, thrilling Rovena Dilon and Armend Rexhepagic as they sang Lara Fabian's "Je t'aime". In February 2019, John was a participant in The Voice of France.

As for the name, in an interview for Top Awards, he stated:

“The name John's Tears or John's tears came to my mind when my grandfather came from Canada to Switzerland to hear me. One day, I was playing an electric piano playing Elvis Presley's song 'Can't help falling in love'. As I was performing this song for the first time for my grandfather, I saw him tearful and overwhelmed. I was little and thought about how music has this magic. I felt like a superhero. It seemed very strong to me what happened and so I decided to keep this name as it is an episode of my life that has affected me a lot. ”

While the song "Daddy" tells the story of a boy and a father, the latter an alcoholic.

“It's a song written in half English and half Albanian. It tells the story of a boy and a father who is an alcoholic. The boy tells him, 'Despite doing all these bad things to me, I forgive you because I love you.' This is not a personal story, so it is not dedicated to my father. I chose to do this song because I wanted to tackle a story different from mine as it was very interesting and important for me to talk about the topic of alcohol and family. ”