Aktorja e njohur Keira Knightley është bërë nënë më 25 Maj duke mirëpritur fëmijën e saj të parë me partnerin e saj muzikant James Righton, 31 vjeç.
Gjinia dhe emri i fëmijës mbeten ende një mister, por ajo ka thënë gjatë një interviste për Ellen DeGeneres se ekziston një problem me fëmijët meshkuj. ‘Kam dëgjuar se kur je duke i ndërruar pelenat, bebi mund të të bëjë çiçin në fytyrë’, ka thënë Keira duke lënë të nënkuptohet se kjo mund të ketë qënë një e dhënë e vogël e gjinisë.
Britanikja është martuar me partnerin e saj në Maj të vitit 2013 në Francë.
Burimi: Hollywood Life