
Turjan Hysko, i ftuar në “The Dalina Show”, ka folur për pafund tema, por ndër të tjera, edhe për filmin e tij të ri, “Kazerma”, i cili do të dalë në kinema më 20 nëntor. Ai rrëfeu se në fakt, “Kazerma” ka qenë ide për një reality shoë, por pavarësisht se nuk u realizua, sërish Turjani nuk hoqi dorë, duke ia servirur publikut në një tjetër formë.
“Kazerma” ka qenë reality show në vitin e dytë të “Big Brother”. E kam propozuar në Vision Plus. Është një ide e imja me 12 VIP-a, të cilët konkurrojnë për t’u bërë ushtari më i mirë. Ideja ishte në kohën e komunizmit, ajo e zborit dhe përfshin personazhet e famshëm që bënin jetë ushtari. Do të ishte një kapter që i drejtonte!”, tregoi ai.
Më tej, shtoi:
“Kjo ishte fantazia ime! Nuk e realizuam dhe ngeli. Gjithmonë kam menduar se “Kazerma” duhet të vinte në një formë”.
View this post on Instagram
Në fakt, “Kazerma” tani vjen si një realizim që sipas postimeve “do të thyejë rregullat”. 10 personazhë të famshëm do të konkurrojnë për 200,000 euro dhe natyrisht, në fund do të ketë 1 fitues.
Në trailer-in e publikuar në Instagram, “Kazerma” do të sjellë dramë, intriga, debate dhe dashuri.
View this post on Instagram
Pjesë e projektit do të jenë edhe Orinda Huta, Rudina Dembacaj, Fjoralba Ponari, Gert Ferra, Gentjan Zenelaj, Hati etj.



