Metropolitan

Katër vrasjet më makabre nga gra shqiptare që na kanë shokuar

Katër vrasjet më makabre nga gra shqiptare që na kanë

Figura femërore mund të lidhet në pjesën më të madhe të rasteve me brishtësinë, por opinioni publik shqiptar është tronditur jo pak herë nga krime makabre pas të cilave fshihen gra dhe vajza të reja. Pas një gjykimi sipërfaqësor, rezulton se autoret e këtyre krimeve janë shtyrë për të vepruar në atë mënyrë nga sjellje të partnerëve, që mund të jenë përfshirë në lidhje jashtëmartesore, kanë kërkuar ndarjen, ose janë bërë objekt konflikti fatal me një person të tretë. Më poshtë ju sjellim katër vrasëset më famëkeqe në Shqipëri:

Edlira Dobrushi

Katër vrasjet më makabre nga gra shqiptare që na kanë

Katër vrasjet më makabre nga gra shqiptare që na kanë

E tronditur nga vendimi i të shoqit për t’u ndarë dhe lidhja e tij me një grua tjetër, 37-vjeçarja qëlloi 90 herë me thikë kuzhine 3 vajzat e saj, Simona, 13 vjeçe, Kejsi 10 dhe Sindi 3 vjeçe. E papunë dhe e frikësuar ‘për të ardhmen e tyre fatkeqe pa baba’, Edlira tentoi të vriste dhe veten në fund, por u ndal nga fqinjët që kishin dëgjuar klithmat e fëmijëve. Dobrushi që jetonte në Lecco të Italisë prej kohësh kishte probleme mendore, ndaj dhe gjykata vendosi si masë sigurie qëndrimin e saj në një godinë të specializuar psikiatrike-juridike, të përshtatshme për personat që bëjnë krime, por vuajnë nga probleme mendore.

Katër vrasjet më makabre nga gra shqiptare që na kanë

Ornela Çapollari

Katër vrasjet më makabre nga gra shqiptare që na kanë

Ditët e para të janarit të vitit 2005, qyteti i Korçës është shokuar pas lajmit tronditës të vrasjes së një 20-vjeçareje nga shoqja e saj e dhomës. Suela Sina, studentja nga qyteti i Përrenjasit është gjendur pa jetë nga studentet e tjera të konviktit pranë universitetit “Fan S. Noli”, pasi u qëllua me një plumb në kokë nga shoqja e saj e dhomës, Ornela Çapollari. Shkak i konfliktit të tyre mendohet të ketë qenë një djalë. Por disa burime të tjera atë kohë flisnin edhe për një dashuri homoseksuale të Ornelës ndaj viktimes. Ornela e mohoi disa herë autorësinë, por më pas pranoi se krimin e kishte kryer ajo, sepse Suela e ndaloi të vriste veten. Ornela është dënuar me 18 vjet burg, por ka përfituar 6 vjet dënim të shkurtuar, falë pranimit të akuzës. Ajo qëndron në burgun e grave 326 në Tiranë dhe vitet e para, siç tregojnë punonjësit, ishte më shpesh e izoluar nga të burgosurat e tjera, për shkak të çrregullimeve psikike që pasuan vrasjen.

Lule Doçi

Katër vrasjet më makabre nga gra shqiptare që na kanë

“Më solli një 17-vjeçare në shtëpi” është shprehur 48-vjeçarja nga Mati e pyetur pse i mori jetën bashkëshortit, Vladimir Doçi, me një sëpatë në nëntor të 2011-ës. Ajo tha para gjykatës se ishte e tronditur psikologjikisht nga veprimet e viktimës, me të cilin kishte patur një marrëdhënie shumë problematike. E dhunonte dhe e poshtëronte publikisht, por sic ka pranuar vetë Lulja pas krimit, ‘nuk do ta largonte kurrë nga zemra dhe kurrë s’e kishte menduar se do ta vriste’. Në 96-tën familja Doçi humbi njërën vajzë, të cilën e rrëmbeu lumi, ndërsa kulloste bagëtinë. Lulja është dënuar me 8 vite burg për vrasjen e të shoqit.

Liliana Mulliri Boro

Katër vrasjet më makabre nga gra shqiptare që na kanë

12 vite më parë Liliana Boro vrau me sëpatë, e preu copa-copa dhe hodhi në pus Alberto Xhihanin 8 vjeç, kohë në të cilën kishte një lidhje intime me xhaxhain e tij. E dënuar me 25 vite burg, ndërkohë që Liliana vuante dënimin e saj, në vitin 2010, Besim Karaj, nga fshati Thumanë i Krujës, i ekzekutoi tre djemtë, Taulantin, Xhiljanin dhe Edin. Gruaja këmbëngul se Karaj është paguar për ta kryer krimin dhe se djemtë iu vranë për motive hakmarrje. Por zyrtarisht thuhet se Karaj i vrau tre djemtë e familjes Mulliri, pasi më i madhi prej tyre, Taulanti, kishte një lidhje intime me gruan e autorit. Në një intervistë të realizuar së fundmi, liliana është shprehur e penduar për krimin, duke cilësuar dhe 8-vjeçarin si djalin e saj që tashmë e ka humbur. Ajo ka nisur të praktikojë fenë islame brenda qelisë, dhe agjëron gjatë muajit Ramazan për të falur mëkatet.

REELS

3 produkte must nga @jeclaire.al , një linjë farmaceutike francezo-greke e sjella në Shqipëri nga @dr_ledi . Të treja produketet dhe shumë të tjera, i keni me 20% ulje këtë fundvit❗️

Përmes “Bëj ofertën tënde”, @viaanabel_al ju mundëson të përzgjidhni produktet që dëshironi dhe të propozoni vetë çmimin për to. Një proces i thjeshtë, transparent dhe i ndërtuar për klientë që e dinë qartë çfarë kërkojnë. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

❤️❤️❤️

Në një botë ku gjithçka ekspozohet, luksi i vërtetë është të mos kesh nevojë të shfaqesh. @echelonet u shërben individëve dhe bizneseve që kërkojnë zgjidhje të zgjuara, të sigurta dhe të personalizuara - pa vëmendje të panevojshme. Nga udhëtimet private dhe mikpritja luksoze, te pronat e përzgjedhura, zhvendosjet ndërkombëtare dhe menaxhimi i stilit të jetesës, çdo shërbim ndërtohet mbi një parim të vetëm: klienti mbetet i mbrojtur, i qetë dhe në kontroll. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Viena zgjohet me Krishtlindje të Bardha pas 28 vitesh

👰🏻‍♀️ Çdo fillim i bukur meriton një fustan po aq të bukur. Koleksioni i ri i nuseve @eleonor_couture_ 2026 është krijuar për momente të paharrueshme dhe për emocione që mbahen mend gjithë jetën. ✨ ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@marsey.al është për ato që e dinë çfarë duan nga stili i tyre. Për silueta që ndihen mirë, detaje që bien në sy pa zhurmë dhe veshje që ecin në të njëjtin ritëm me ty. Këtë sezon, koleksioni i Marsey vjen me 30% ulje - një arsye më shumë për të zgjedhur veshje që i qëndrojnë kohës, jo trendeve. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Gati për festat, por pa çantën e duhur? @opal.shop.albania ka publikuar koleksionin që e bën çdo look të duket i menduar deri në fund. 👛

Këtë sezon, teksa zgjidhni dhuratën perfekte për familjarët apo njerëzit e zemrës, @luxurybox.vsh ju dhuron edhe juve diçka të veçantë: një dhuratë argjendi falas në çdo porosi. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@optika_shqiptaro_gjermane vlerësohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Me çmimin “Të Pakapshmit” Një nderim për vizionin e guximshëm, inovacionin dhe standardet e larta Gjithmonë një hap përpara, duke vendosur kufij të rinj në fushën e optikës 👓