Celebrity Style

Kate Middleton i bën homazh Princeshës Diana me një veshje të veçantë

Kate Middleton i bën homazh Princeshës Diana me një veshje

Princesha e Uellsit mori pjesë në Shërbesën Eukaristike në Westminster Abbey, duke shoqëruar Princin William në eventet për 80-vjetorin e Ditës së Fitores së Europës ndaj Nazizmit. Për këtë rast, princesha zgjodhi një nga markat e saj të preferuara të modës, Alessandra Rich.

Fustani i bardhë me pika të vogla të zeza binte në sy për elementët e tij retro. Fustani vinte me një jakë të rrumbullakët, supe të theksuara të frymëzuara nga vitet '80, mëngë të fryra dhe disa rudha në bel që theksonin siluetën. Middleton e kompletoi pamjen me një kapele të zezë mjaft elegante, çantë dhe taka në nuancë bezhë/nude.

Kate Middleton i bën homazh Princeshës Diana me një veshje

Dashuria e Kate Middleton për polka dot/pikat tanimë dihet, por shpesh ky element lidhet edhe me Princeshë Dianën, e cila gjithashtu i adhuronte ato. Diana zgjidhte shpesh këtë element në paraqitjet e saj në fund të viteve '80 dhe '90 dhe e vishte në shumë versione të ndryshme, në përditshmëri, si dhe në raste formale.

Kate Middleton i bën homazh Princeshës Diana me një veshje

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Kjo videoja është shenja që e meritoni një copë nga kjo torta fantastike artizanale e @pasticerivittoria 🍰 Për çdo rast, thoni “Anabelin e ka fajin” pa merak 😋

Keni ndonjë ide më të mirë?

Keni shoqe!

Ajo që shohim dhe ajo që nuk shohim në kinema 🍿

Mëngjeset e mia me Tiranën e Re

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.

E meriton 😼

Këtë sezon, trendi quhet: “E di që dukem mirë, faleminderit.” 💋 @opal.shop.albania

Prit se duhet lëviz içik shpatulla 💃 💅

JLo i bashkohet trendit 😍