Celebrity Style

Fotot e Melania Trump pa grim ndajnë njerëzit në dy “kampe”

Fotot e Melania Trump pa grim ndajnë njerëzit në dy

Melania Trump shpesh përdor veshjen dhe grimin si një formë eksperimentimi dhe vetëshprehjeje. Zonja e Parë e SHBA-së ka krijuar disa paraqitje ikonike që e kanë dalluar stilin e saj, përfshirë veshjen e inaugurimit të vitit 2025. Por ashtu si veshjet, edhe grimi i Melania-s ka kaluar nëpër faza të ndryshme, duke reflektuar transformimin e saj gjatë viteve.

Fotot e Melania Trump pa grim ndajnë njerëzit në dy

Në daljet e saj më të fundit publike, ajo zgjedh pamje më të guximshme. Megjithatë, kur sapo kishte nisur të bëhej figurë publike, Melania preferonte versione më natyrale të grimit.

Grimi natyral i viteve të hershme

Gjatë një paraqitjeje në vitin 1999 në Monako, Melania u shfaq me një fustan rozë elegant dhe një grim shumë të lehtë.

Fotot e Melania Trump pa grim ndajnë njerëzit në dy

Në vitin 2000, gjatë një eventi për Ditën e Nënës në Mar-a-Lago, ajo u shfaq me një pamje “sun-kissed”, duke u dukur e freskët dhe rinore. Make up i saj përfshinte buzë me një nuancë natyrale dhe një grim të lehtë që theksonte formën natyrale të syve, një pamje perfekte për një ditë vere.

Fotot e Melania Trump pa grim ndajnë njerëzit në dy

Nga natyrale në glam

Një tjetër paraqitje e paharrueshme ishte në eventin “Woman of the Year Luncheon” në New York. Këtë herë, Melania kishte zgjedhur një bazë perfekte, vetulla të konturuara lehtë dhe një buzë në nuancë rozë të zbehtë. Sytë e saj blu binin në sy falë një vijëzimi delikat lapsi dhe pak rimel, një shembull i pastër i grimit minimalist me efekt maksimal.

Fotot e Melania Trump pa grim ndajnë njerëzit në dy

Ndërkohë, në të tjera dalje ajo është shfaqur me atë që i referohemi si grim i rënduar.

Fotot e Melania Trump pa grim ndajnë njerëzit në dy

Fotot e Melania Trump pa grim ndajnë njerëzit në dy

Rikthimi te grimi klasik

Në një event të mbajtur në prill 2002 për fëmijët me AIDS, Melania u shfaq me një topuz të çrregullt dhe një grim më të thjeshtë se zakonisht. Dukej se ishte kthyer te stili i saj i hershëm: buzë rozë, shumë pak tonsysh dhe peneli klasik.

Grimi i saj kishte një bazë të njëtrajtshme dhe të përsosur, një pamje që sot do të përshkruhej si “soft glam”.

Fotot e Melania Trump pa grim ndajnë njerëzit në dy

Ndër vite, Melania Trump ka kaluar nga grimi natyral e i viteve ’90 në një stil më të rafinuar dhe glamuroz, duke treguar që eleganca vjen në shumë forma, nga minimalja tek maksimalja.

Fotot e Melania Trump pa grim ndajnë njerëzit në dy

Ndarja në dy “kampe”

Fotot e Melania Trump pa grim ndajnë njerëzit në dy

Por, këto ndryshime ndër vite nuk kanë kaluar pa u vërejtur nga njerëzit, të cilët duket se janë ndarë në 2 kampe, në komentet e tyre në rrjete sociale.

Një pjesë mendojnë se grimi glamuroz i përshtatet më së miri stilit të saj, veshjeve që gjithmonë “rrëmbejnë” vëmendjen, apo edhe eventeve, ku Melania merr pjesë.

Nga ana tjetër, disa mendojnë se ajo nuk ka nevojë për aq shumë grim, i cili padashur mund të bëjë që tiparet e saj të mos duken aq bukur. Sipas komentuesve, grimi natyral i përshtatet më së mirë portretit të Melania-s dhe e bën të duket shumë më të re.

Poll

REELS

Nisja dhe vëre në sedër 🤨

Piss piss 🐱

“Deux Personnes échangeant de la Salive” (Dy persona duke shkëmbyer pështymë) me regji të Natelie Musteata dhe Alexandre Singh, fitoi çmimin “Oscar” për filmin e shkurtër live-action mé të mirë. Luana Bajrami, aktorja me origjine nga Kosova, ishte pjesë e kastit me 4 personazhe. Bajrami ka lindur në 2001 në fahatin Pleshinë, në Ferizaj të Kosovës dhe në moshën 7-vjeçare familja e saj emigroi në Francë. Ajo sot është një aktore e spikatur në Francë. Në 2020, Bajrami u nominua për cmimin “Cesar” si Aktoria më Premtuese.

🫠🫠

“One Battle After Another” nga regjisori Paul Thomas Anderson, fiton Oscar si filmi me i mire

Moderatori i edicionit të fundit të Oscars, komediani Conan O’Brien tallet mënyrën si gen z-gen alpha shohin video në Tiktok🤣🤣

Janë të gjithë njësoj 👀

👀 Si e gjykoni? 👀

E keni parasysh vetë se kush meriton tag ✨

Aktorja kineze Zhang Jingyi është bërë virale së në rrjetet sociale dhe në botën e modës, pasi u shfaq duke mbajtur një aksesor luksi të pazakontë nga Balenciaga, i cili ngjan shumë me një qese të zakonshme plehrash. Aksesori, që zyrtarisht kushton 1,790 dollarë, u kthye shpejt në një temë diskutimi mes adhuruesve dhe kritikëve të modës. Çanta është pjesë e qasjes eksperimentale të Balenciaga-s ndaj modës luksoze, ku objekte të përditshme rikonceptohen si pjesë dizajni të nivelit të lartë. E prodhuar me materiale premium dhe me estetikën minimaliste karakteristike të markës, çanta është krijuar qëllimisht për t’u dukur si një qese e thjeshtë plehrash, duke nxitur debat për kufijtë mes artit, modës dhe praktikës.