Edhe të ashtuquajturat ikonat e stilit ndonjëherë veshin gjëra që duken si vendim i marrë në errësirë dhe me sy mbyllur. Hailey Bieber është zakonisht udhëheqëse e trendeve – por në rastet kur nuk është… ne kemi listën gati për t'i numëruar gabimet.
1. Atëherë kur veshi atlete dhe fund me temina... në pasarelë

Viti 2011, një Hailey 15-vjeçare shfaqet në një pasarelë në Las Vegas me atlete sportive dhe një fund me temina. Lart – bluzë me ngjyra të shpërndara si paleta e ndonjë piktori. Të paktën mund ta themi me siguri: ka qenë thjesht një fazë.
2. Kur vetë Hailey pranoi që dukej si “dhuratë e paketuar keq”

Në premierën e Dior & I në vitin 2015, Hailey veshi një jelek rozë saten në formë "kuti". Më vonë, në një intervistë, ajo pranoi se ndihej si një “pako dhurate e palidhur”. Epo, të paktën ka vetëironi. Pikë shtesë për sinqeritetin!
3. Kur veshi të bardha në dasmën e shoqes
Nëse ka një rregull universal për dasma: mos vish të bardha nëse s’je nusja! Hailey u shfaq në dasmën e miqve të saj me një fustan të bardhë, të gjatë dhe me shpinë të hapur, që të bënte të harroje fare se kush po martohej. Ishte elegante? Po. Ishte pak si shumë? Gjithashtu po.
4. (Mos)Koordinimi me Justin-in

Ndërsa Hailey ishte e veshur me një fustan rozë elegant, sandale me takë dhe një çantë perfekte për një darkë mode, Justin kishte zgjedhur pantallona basketbolli, kapelë rozë dhe Crocs-a në ngjyrë të verdhë. Pra, ajo për premierë, ai për të blerë një snack në supermarketin e lagjes. Ndonëse problemi nuk ishte kombinimi i Hailey-t në këtë rast, kontrasti ekstrem me Justin-in i bënte të dy të dukeshin sikur nuk kishin dalë nga e njëjta shtëpi atë pasdite.
5. Coachella dhe mungesa e festivitetit
Në Coachella 2025, Hailey u shfaq me një fustan të zi minimalist dhe shapka. Natën, me një jelek lëkure dhe pantallona të gjera me atlete. E kuptojmë që komoditeti është prioritet, por në një festival ku njerëzit vishen si të sapodalë nga një planet tjetër, kjo ishte pak si të shkosh në karaoke me pizhama.
6. Met Gala 2025 – kur eleganca ishte shumë... e thjeshtë

Tema ishte "Superfine: Tailoring Black Style", por Hailey zgjodhi një xhaketë Saint Laurent si fustan, një palë geta të zeza dhe taka me platformë. Elegante? Po. I papërshtatshëm për Met Gala? Gjithashtu po. Na mungoi pak drama, pak couture – ose të paktën një kapele të çuditshme!
Gjithsesi, edhe pse Hailey mund të mos godasë gjithmonë me look-un, ka një superfuqi që shumica prej nesh e duam: ajo s’e merr veten shumë seriozisht. E pranon kur e tepron dhe qesh edhe kur e ngacmojnë për çdo "gabim". Sepse në fund të ditës, edhe kur s’na pëlqen ajo që ka veshur, mbetemi gjithsesi ne ata që po i ndjekim me lupë të gjitha lëvizjet e saj. ;)
Artikuj të sugjeruar:
- Për vajzat me gjoks të madh: Ka një truk gjenial që do ju shpëtojë
- Fotot e Melania Trump pa grim ndajnë njerëzit në dy “kampe”
- Rihanna arrin një super sukses në muzikë (mos u çudit, e lexove mirë!)
- Frymëzuar nga frutat: Ky trend thonjsh është shuuumë ‘cool’ dhe veror
- Amal Clooney veshi trendin e fustaneve që me siguri do ta shihni në dasma këtë verë
Burimi: Glam