
Dy fëmijët e parë, Princin Geroge dhe Princeshën Charlotte, Dukesha Kate Middleton i lindi në spitalin St. Mary’s në Paddington. Pritej që edhe foshnjën e tretë ta lindte në të njëjtin vend, por jo. Kate po konsideron ta sjellë në jetë në shtëpinë e saj në Kensington Palace fëmijën e saj të tretë.
Flitet se ajo do të lindë në shtëpi për të qëndruar larg vëmendjes së medias dhe shtypit. Kate po përpiqet të shmangë turmat me gazetarë dhe fotografë jashtë derës së spitalit.
Kate vuan nga hyperemesis gravidarum, një gjendje të vjellash dhe marramendjeje intensive. Ngaqë dy lindjet e para të George-it dhe Charlotte-s ishin pa probleme dhe shkuan më së miri, dëshira e saj për të lindur në shtëpi është forcuar.
Ajo ka dashur t’i sjellë fëmijët e saj të parë në jetë në shtëpi, por doktorët nuk e kanë lejuar pasi ishte shumë e rrezikshme, prej sëmundjes së lartpërmendur.
“Dukesha e dinte që fëmijën e parë s’e lindte dot në shtëpi. Kërkoi të lindte të dytin në shtëpi dhe mjekët dhe mbretërorët e tjerë i thanë që është shumë e rrezikshme. Ishte diçka për t’u shqetësuar dhe prandaj hoqi dorë,” thotë një burim pranë Kate.
Burimi: Mirror Online