
Kanye West duket se ka hequr dorë nga festivali muzikor Coachella, dy javë para nisjes së tij.
Page Six dhe TMZ raportojnë se Kanye ka hequr dorë nga festivali i Kalifornisë sepse ka vendosur të trajtohet nga profesionistë të shëndetit mendor.
“Kanye po tërhiqet sepse dëshiron të qëndrojë larg syrit të publikut pas gjithë dramës me Kim dhe Pete, ai dëshiron të marrë ndihmë,” tha një burim për Page Six. Javën e kaluar u tha Kanye i kishte thënë Kim-it se do të tërhiqej nga rrjetet sociale, nuk do të jepte asnjë deklaratë publike dhe do të kërkonte ndihmë.
Kanye ishte një nga këngëtarët kryesorë që do të performonin si titullarë së bashku me Billie Eilish, Harry Styles dhe Swedish House Mafia.
Thashethemet thonë se reperi do të zëvendësohet nga The Weeknd. Coachella do të zhvillohet nga 15 deri më 24 prill.
- Në fillim me Kim Kardashian, tani me Jeff Bezos. Si u bë Pete Davidson qendra e gjithçkaje?
- Kanye West përjashtohet nga Grammy 2022
- Përplasja e Kanye West me Trevor Noah: ‘Më thyhet zemra kur të shoh kështu’
- Kim flet për Pete pas daljes ~zyrtarisht si çift~ në Instagram
- Publikohen mesazhet mes Pete Davidson dhe Kanye West: ‘Çfarë po i bën familjes është e rrezikshme’
- Kim Kardashian sapo foli për Pete Davidson në një intervistë, për herë të parë