Metropolitan

Kanye West dhe Bianca Censori shtrohen në një klinikë rehabilitimi në Spanjë

Kanye West dhe Bianca Censori shtrohen në një klinikë

Kanye West dhe bashkëshortja e tij, Bianca Censori, janë parë së fundmi në ishullin spanjoll të Mallorkës, ku po qëndrojnë në një qendër rehabilitimi. Dyshja, sipas mediave ndërkombëtare, ndodhen në qendrën “The Balance Rehab Clinic”, e cila trajton problemet me varësitë dhe shëndetit mendor, me një çmim prej deri në 150,000 euro në javë.

Kanye West dhe Bianca Censori shtrohen në një klinikë

Kjo qëndër ofron shërbime të tilla si trajtime për varësinë ndaj alkoolit dhe drogës, rikuperim nga stresi dhe ankthi, si dhe terapi të personalizuara për trajtimin e traumave dhe jo vetëm.

Përveç kësaj, Kanye ka vendosur të shesë vilën e tij në Malibu, të cilën e bleu për 21 milionë dollarë vetëm gjashtë muaj më parë, dhe tani është në shitje për rreth 50 milionë dollarë.

Çifti u pa për herë të parë në ishull më 19 prill, duke bërë blerje në një dyqan erotik, ku sipas stafit të dyqanit, ata blenë rreth 20 artikuj, përfshirë një ari të vogël të veshur me rroba lëkure që përdoren në praktikat BDSM. Pas kësaj, ata u panë duke darkuar në një restorant indian në Cala d'Or, ku i dhanë fund thashethemeve për një ndarje të mundshme.

Kanye West dhe Bianca Censori shtrohen në një klinikë

Kanye West, i njohur gjithashtu si Ye, ka qenë në qendër të vëmendjes për sjelljet dhe deklaratat e tij gjatë vitit 2025. Në maj, ai publikoi këngën "Heil Hitler", e cila përmbante vargje që lavdëronin Adolf Hitlerin dhe përdorte simbole naziste, si svastika. Kënga u fshi nga shumica e platformave të transmetimit digjital për shkak të përmbajtjes së saj të papërshtatshme, por mbeti e disponueshme në disa platforma si X (Twitter).

Po ashtu, ai ka tronditur edhe me deklarata të tjera, ku ka ofenduar ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian apo është shprehur se ka kryer marrëdhënie seksuale me kushëririn e tij në fëmijëri.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.