
Taylor Swift dhe Blake Lively raportohet se ende nuk flasin me njëra-tjetrën, pavarësisht se Justin Baldoni e tërhoqi kërkesën që ylli i pop-it të dëshmonte në gjyq në betejën ligjore që ai po zhvillon me kolegen e tij, Blake Lively.
“Ka pasur heshtje totale mes Taylor dhe Blake që kur u tërhoq kërkesa për dëshminë në gjyq”, tha një burim për “US Weekly”, duke vijuar: “Ato nuk do të vijojnë me miqësinë e tyre aty ku e lanë, për shkak të ngarkesës emocionale që mbart (situata)”.

Justin Baldoni, fillimisht përfshiu Taylor Swift në kundërpadinë e tij për shpifje dhe shantazh ndaj Blake Lively, pasi pretendoi se aktorja e “Gossip Girl” kishte përdorur miqësinë e saj me këngëtaren e famshme për të fituar kontroll mbi filmin e tyre të vitit 2024.
Ai pretendoi në padinë që u sigurua nga Page Six se Lively kishte përfshirë Taylor dhe bashkëshortin e saj, Ryan Reynolds — të cilët i quante me përkëdheli “dragonjtë” e saj — në një takim për rishkrimin e skenarit, duke e bërë Baldon-in të ndihej “i detyruar” të pranonte ndryshimet që kërkonte aktorja.
“Mesazhi ishte shumë i qartë. Justin nuk po përballej vetëm me Blake. Ai po përballej edhe me ‘dragonjtë’ e saj, dy nga të famshmit më me ndikim dhe më të pasur në botë, të cilët nuk e kishin problem t’ia vështirësonin jetën”, deklaroi më parë avokati i aktorit, kishte deklaruar Bryan Freedman.

Kundërpadia ishte një përgjigjje pas padisë që bëri Blake Lively, ku akuzoi kolegun e saj për ngacmim seksual.
Sa i përket Taylor, ajo u thirr zyrtarisht në gjyq në fillim të këtij muaji, duke e detyruar përfaqësuesin e këngëtares së “Fortnight” të mohojë kategorikisht se ajo kishte qenë ndonjëherë e përfshirë në “përzgjedhjen e kastit” apo “vendime që lidhen me krijimtarinë” në filmin “It Ends With Us”.
Drama ligjore shkaktoi menjëherë një përçarje edhe më të thellë mes këngëtares dhe aktores dhe një burim i tha People se “miqësia e tyre është ndërprerë”, pasi Taylor nuk do të jetë pjesë e asnjë drame.
Ekipi i Baldonit më pas, në mënyrë të papritur, tërhoqi thirrjen në gjyq për Taylor Swift vetëm disa javë më vonë.
Artikuj të sugjeruar:
- Taylor Swift sapo pagoi një shumë gjigante për t’u bërë pronare e albumeve të saj
- Taylor Swift i ka ardhur në majë të hundës nga Blake Lively dhe 'uron të mos e kishte njohur kurrë'
- Krejt papritur, Justin Baldoni heq dorë nga përfshirja e Taylor Swift në gjyqin me Blake Lively
- Ish-punonjësit e Blake Lively thonë se puna me të ishte një makth