
Barbara Doda është kandidatja më e re për deputete e PD-së. Ajo është 20 vjeçe, studion për arkitekturë në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës dhe është një hyrje e re në Partinë Demokratike.
Thotë se Partinë Demokratike “e ka në genin familjar” dhe dje në “Opinion” tregoi se vjen nga një familje të persekutuarish. Në lidhje me moshën, thotë se Partia Demokratike është themeluar nga studentë si ajo dhe është një ndër për të të zgjidhet nga partia.
“Partia Demokratike vetë është themeluar nga studentë, kështu që për mua është fat i madh të jem përfaqësuese e saj.”
Vetëm se Barbara ka një problem: nuk di si t’u drejtohet drejtuesve të Partisë me të cilët po punon tani për fushatën. Kështu që vendosi se, më mirë se t’i thërrasë në emër apo me tituj, ka zgjedhur t’i thërrasë “teta” ose “xhaxhi”, edhe pse kjo ka shkaktuar të qeshura.
“Dje ishim në prezantimin e kandidatëve dhe kryetarit të degës Çim Babasi i thoja “xhaxhi” dhe të gjithë qeshnin. U justifikova duke u thënë: “Ju jeni mosha e prindërve të mi, kryetar s’i them dot, në emër s’ju thërras dot, më mirë xhaxhi ose teta me ju.”