Relationships

Kam nje armik ne familje

Letra 1
Pershendetje. Ok, e di qe do tingulloj cuditshem, aq sa dhe e pabesueshem. Armik ne familje eshte babi im! Ai qe donte te me fejonte qe femi ( ne fakt ka tentuar 3-4 fejesa) por te gjitha deshtuan.  Ai qe me la pa shkoll, edhe me ndrydhi si femi.  Armik eshte babai im, qe akoma nuk ka ndryshuar. Por me thot te iku mosha, gjej nje burre.  U plake, e nderkohe qe jam vetem 22 vjec.  Nuk ka gje me te keqe, sesa mos te kesh perkrahjen e prinderve per asgje.  Ju uroj gjithe te mirat.

Letra 2
Mirimbrema edhe ju pershendes te gjithave dhe te gjitheve. vertet qe eshte nje faqe shume interesante ku ke mundesine te shprehesh dhe lexosh dicka qe nuk mund ta shpreshesh me dike te afert... Marr shkas edhe une tju tregoj dicka se u ben disa dite qe as gjumi naten nuk me ze... Une jam e martuar me bashkeshortin tim kishim 7 vjet lidhje dhe ne vitin e 8 i beme gjerat fammiljare.. mirpo vjerra ime nuk ishte dakord per lidhjen tone per "arsyet e veta" qe vete ajo i di....im shoq nuk e mori ne konsiderate fare mendimin e saj dhe gjerat vazhduan normalisht. para 3 muajsh zoti na bekoi me nje djale..."vdekte nena... tu befte nena...sa te behesh nje vjec ti biri i nenes se te rrit nena pastaj..." keto ja thote te nipit gjithmone kur une aty.. se kur nuk jam une se merr fare djalin ne dore.. nejse pak rendesi keto por nuk di me cfare te mendoj e si te veproj keshtu qe do ju lutesha me jepni nje mendim se po me luan mendja e kokes te bej ndonje denconcim ti apo ti them tim shoqi... se te henen qe kaloi ne e adresen time personale ne fb me vjen nje sms nga dikush qe nuk e kisha friend qe me thoshte: (kerkoj ndjese per fjalet qe do te lexoni) "te kam pare para disa muajsh shtatzan. besoj se e di kush eshte i ati. b***. pa******sh si kafsh. ti jeton vetem per seks.... ......" ne fillim se dhash veten pas pak minutash me vjen nje sms tjeter akoma edhe me banal qe nuk ja vlen ta shkruaj fare.. me iku truri spo dija cfare te beja me e bukura dje ishim per vizite tek vjerra edhe nderkohe qe na bente kafet u ula tek laptopi per ta perdorur kur cfare shohe mama vjerra e kishte harruar adresen nga e cila mua me vinin sms hapur...spo me mbante vendi sdija cte beja im shoq me pa edhe me tha cpate ti thoja gje ajo e sigurt qe do mbrohej do thonte qe perderisa u ula une ne kompjuter e kam hapur une kastile per tu futur ne sherr... Ju lutem me jepni ndonje mendim cfare duhet te bej sepse edhe ne keto momente qe une po shkruaj historine me vine sms BANALE tek adresa ime...nga profili fallco i vjehrres faleminderit anonim tte lutem

Letra 3
Pershendetje !! Anonim !! Kush nuk e ka nje dele pis te zeze ne familje ......... Une kam tezen ,njeren prej tyre sps kam 3 . Me tezen e vogel shkoj shume mire madje edhe me dajen dhe tezen e mesme por me teze e madhe o zooot. Ajo eshte nje person shume i vuajtur ne jete dhe per kete me vjen shume keq . Eshte me 4 klase e keqtrajtuar nga ish burri , e divorcuar , me femije shume problematik , pa shtepi pa pune etj etj . Dmth ka nje jete katastrofike. Te gjithe i rrime ne krahe per keto arsye si ekonomikisht edhe emocionalisht por kjo smjafton per te . E ka inatin pse une dhe vajzat e tjera te tezeve jemi me te sjellshme me te edukuara me te shkolluara , Nuk le vend pa na share e pa na mallkuar . Sidomos mua se une sja pertoj , ja kthej te gjitha nje per nje . Nuk eshte mirenjohese per ate cka motrat dhe vellai i saj bejne per te por me arrogancen me te madhe thote "Ua per detyre e keni se jemi familje " Jemi familje kur ajo ka interes se kur ska jemi hasem me te. U bene dy vite qe sflas me te sepse pervecse shpiki tek mami im qe une konsumoja droge (kjo ndodhi pasi une kapa vajzen e saj adoleshente shume rastesisht duke pire hashash ) Dhe normalisht i thashe qe duhet te kujdeset per te bijen sps eshte shume e vogel dhe mund te merrte nje rruge jo te mire madje madje edhe djali i saj i vogel e aprovoi duke i thene Po mami edhe mua me kane thene shoket qe motra pi hashash, ajo me ktheu nje pergjigje te tipit "ik moj bushter mashtruese , ke inat se vajza ime eshte me e bukur , se une i kam femijet shembull , dhe aq e ndyre je sa te mallkoj sa here marre fryme " Vetem per te qeshur mund te me vinte ne ato momente por seriozisht ndjeva keqardhje per ate njeri si kurre ne jeten time .Normalisht qe prinderit e mi se besuan ata e dine si jam une por nuk me mbeshteten kur i thash tezes se ti vetem nene squhesh moj e shkrete . E nejse se e zgjata shume por me pak fjale delja vazhdon me budalliqet e veta por une i kam vene kapak dhe sdo flas me kurre ne jete te jeteve. Te lutem anonim klm

Letra 4
Armike ne familje; ajo....goce e xhaxhait.  Qe te vogla ishim ne lufte. Nje vite me e madhe se une, me pak simpatike por shume lozonjare. E kisha hal ne sy se per cdo gje do me krahasonin prinderit me te. Ajo gjoja mesonte, ajo sillej me mire,.... E shume gjera te tilla qe vdesin prinderit shqiptare te krahasojne me dike qe se dine fare se cfar bejne ata femije ne shtepi ne te vertete. E kisha Armike ne cdo pjese te jetes, madje mbushi kupen kur u lidh ne gjimnaz me djalin qe une pelqeja. Aty i shpalla lufte! Ja nxiva jeten dhe pas ca vitesh kur u rritem e ndava dhe nga i fejuari. U ktheym ne rivale der sa u largova per fat nga shqiperia dhe as ne tel nuk flas me te. Se dua fare, vetem ne sherr me fuste me te shtepis me denglat e veta qe shiste.

Letra 5
Pershendetje Anabel,anonim te lutem Sapo pashe temen mendova tju shkruaja. Un kam nje shoqe e cila ne pamje duket shume engjellore duket e mire e sikur nuk mund te vrasi dot asnje mize...Ben sikur me do po ne fakt me urren me gjithe shpirt, ajo eshte krejt e kunderta e asaj cka duket.Nje dite e degjova te fliste ne telefon dhe po thoshte "do ta mbaroj qe sonte ate pune" Nuk i vura rendesi pasi nuk mu duk ndonje gje e madhe.tek po ecja shkalleve ndjeva dy duar qe me shtyne me force e pastaj nuk mbaj mend asgj.Hapa syte dhe gjeta veten ne spital me prindrit te koka dhe ajo ishte aty.Sesi mu duk sikur po i rrezellinte fytyra nga kenaqsia po ne te njejten koh ishte merzitur pse nuk vdiqa.Jam e sigurt,sjan vec dyshime,,,,,,nejse flm qe e lexuat anabelista dhe kujdes ne shoqet/shoket q zini Ps:tema ishte per armik per ne familje .por ate e konsideroja te tille

Letra 6
"Mbrema!! Babai im eshte armiku im?!!-e pyes shpesh veten. E kam bere kete pyetje per vite e vite me rradhe . Sot qe jetoj ne nje shtepi time e sjam me aq e vogel sa te besoj ne mitin e babait hero them se ka qene ai qe me ka konsideruar gjithmon si armiken e tij. Historia fillon me lindjen time . Ai donte djale per te vene emrin e te jatit . Ju prish qefi kur pa se une isha vajze . Me ka lene 2 muaj pa emer nga inati .Gjithe jeten vetem me ka qortuar (me inat madje) sikur te kisha dicka qe nuk shkonte . Asgje qe beja nuk ishte e duhura per te . Edhe fakti qe ngjasoj me teper me time më nuk i shkon poshte .  Vazhdon te me trajtoj si armike edhe sot ,si ajo femija qe nuk i hyri kurre ne zemer . Ne adoleshenc shtyrdhja trurin per te gjete cdo lloj menyre per ti bere qefin duke gatuar dicka qe preferonte ,sillesha ne menyre shembullore , mesoja ne shkolle qe ai te krenohej etj. Keshtu ai si ne perralla do te kthehej ne ate babin shok,hero .....si baballaret e shoqeve te mija . Po kjo nuk ndodhi as atehere e as sot qe eshte nje i moshuar . Ai vazhdon te jete i vrazhde me fjale e me gjeste te perditshme edhe pse une kujdesem per te . Shpesh here me ndodh te deshiroj ta rrefuzoja si prind ,mos ti flas me kurre aq i tepert eshte lendimi qe me shkakton. Ndoshta shume prej jush do te mendojne se ai eshte nje nga ata burrat me mentalitet te ngushte,patriarkal ,i pashkolluar qe ka kete sjellje ose ndoshta ka ndonje ves (rrefej se kete te fundit e kam menduar edhe vete). Por jooo si ka as keto . Gati gjysma e jetes time ka kaluar duke e ndiher veten fajtore mgjs fajin se gjeja kush ishte .... :(( Por ja qe prinderit nuk zgjidhen ashtu si dhe femijet.... per ti modeluar sic duam . Kalofshi mire.

Letra 7
Armiku ne familje time eshte babai, mua me fejoj ne moshen 17 vjecare me nje 47 vjecar. Pa me pyetur, po po! e per me se shumti. "serb" i urrej me gjith shpirt, te gjith qe me afrohen e me ngushellojn. Sot jam vetem 21 vjece e akoma jam ktu, me "burrin" e famshem. me vjen te pij helm cdo dit po kur shoh fytyren e engjellit tim te pafaj ndalohem. Ahh o I mallkuar. . per te mbyllur gojen nje populli qe te than "he te ngeli cupa ne der" ma bere kete te zeze, qe as buk te na jap ska po me duhet te punoj gjith diten ne tokat per tja dal mbane.

Kam vetem nje urim per ty lotet qe une kam derdh, tu befshin helm ty o "baba"

Letra 8
Vajza e tezes sime fjeti me burrin tim!

Eshte e veshtire per tu besuar, une edhe sot mendoj se e kam gabim kur e coj neper mend ate qe me bene! Tradhtine! Nga te dy! Se te dy ishin shume per mua! Ajo eshte rritur ne nje familje me dhune, qe e vogel iku nga shtepia dhe jetonte me femra te pamoralshme e nje Zot e di cbenin se smund te them me gjate perderisa skam pare gje! Kurre nuk e kam gjykuar, gjith jeten e kam mbajtur afer! Ne femijeri vinte ne shtepine time gjith veres, e doja shume, ishte me e vogel se une! Ajo u rrit dhe u be nje vajz e bukur, pavarsisht se shemtohej me sjelljet! Atehere kur te gjithe i kthyen shpinen une zdoja ta largoja, e mbaja afer dhe e keshilloja, nese e fusja ne shoqerine time ajo patjeter do lidhej me miqt e mi, dhe une do e merja vesh e fundit, i largoja miqt se me dukej pabesi, nje mik i mire sme mban sekrete te tilla edhe nese ishte sic thonin "deshi vet, me tha mos te them gje moj moter" ... Eshte gomarllik te respektosh dike qe ska repsekt per veten, por une e bera, dhe thika ne shpirt mu ngul kur im shoq ma pranoi qe kishte fjetur me te, nje ore para se te futesha ne sallen e operacjonit per te lindur! Mu erresuan syte, mu shemb bota, dy njerez te afert me kishin ngulur thiken me 2 presa! Kalova stres pa lindje, nje depresjon qe kurre ne jete zdo ta harroj cfardo qe tme ndodhi, ajo mbetet periudha me e keqe e jetes sime, dhe kurre nuk do tju fal qe sme lane te gezohesha se isha bere nene, nuk po dija te shijoja castin me te embel te jetes!!! Jam perseri me tim shoq, edhe pse ne ate periudhe padyshim e lashe, me pas se di as vet pse pranova pas gjith atyre lutjeve te te gjithve! Asaj sja thashe kurre qe e kam mar vesh, madje kur e takoj flas lirshem, me dhemb shpirti, e me vjen turp ti them : "pse fjete me burrin tim" , asaj si erdhi ndot nga vetja te bente ate qe beri, mua me vjen zor ti them qe e kam mar vesh! Do doja ta dija pse ma beri, a thua nga pija???? A thua se ishte keq ne ate periudhe?? Dua me shpirte ta justifikoj, por a ka justifikim tradhetia??????? Do thoni ju mos te ishe pajtur me burrin, do thoni ju ta kishe kapur per flokesh ate tjetren, ose shume e shume gjera te tjera... Une jam e re, e bukur, jo perfekte ne cdo gje, e arsimuar, e talentuar ne drejtim te artit, e shkathet, e muhabetit, dhe mbi te gjitha tim shoqi si kam len asgje mangut ne asnje drejtim qe tma bente kte qe beri... Kete e pranon dhe vet! Eshte justifikuar se : "ajo deshi vet te flinim, une jam mashkull, po tmos shkoja me te zdo isha mashkull" ... Nejse, asnje fjale se justifikon ate as ate tjetren, une zdua tja di si ndodhi, ajo ndodhi! Do doja ta tradhtoja dhe une, e ti thoja po te tradhtoj, por dreqi ta haj smund ta bej, zdo i beja keq atij... Kur te rregulloj punet e mia, ai zdo jete pjese e jetes sime, sepse nuk duroj dot as kur me jep doren, sa here me kujtohet qe ka fjetur me gocen e tezes time, e ka puthur e ka shkundur, baaaahhhhhh zdua tme afrohet fare.... Sa here e kujtoj zbukurohem dhe dal me shoqet e mia, tashme ai mund te bej cte doje, mua sme ben me pershtypje.. Jam e forte, jam e zonja... Kshu te jete cdo femer! Naten e mire!

Letra 9
Ndoshta duket e habitshme por kam arritur deri aty sa tmendoj vrasjen dhe kam rene pre shpeshhere e deshires se pafundme per ta realizuar kete gje. Kam dashur ta vras babain tim. Edhe pse sjam e sigurt ne kjo do me knaqte. Sdi si ta pershkruaje pse-ne...po po flas gjate se srz skam kohe ti bie shkurt se kam per msuar .. Babi im sdi sa vjec jam. (njehere kur mami im e mori mbi dhjete here ntelefon tme sillte qirinjte per ditelindje ai mkishte sjelle 1 dh 9 nderkohe qe un isha 17 vjece. ) Si plas fare per mua. Si bie mendja se cfare ndjej une apo si jam . Madje dhe kur flas me thote: po ku di gje ti aman..nejse seshte kjo arsyeja pse dua ta vras. dmth ngjan keq.. po keq eshte gjths. Dua sepse nuk duroj dot me qe hyn ne shtepi..kercet ato celsat mbi tavoline dhe i thote mamit tim zemer..shpirt e puth e kshu. Kur realisht ka 16 vjet i lidhur me nje femer qe dreqin sdi cfare i ka pare. Mami im sdi gje dhe une e mora vesh krejt rastesisht.. dhe tn ndihem shume keq..me shume se keq super keq. E di qe ndodh gjithandej por cdonjeri e perjeton ndryshe. Por dua tju them : duajini armiqte tuaj. Kjo ju jep force. Une madje armikut tim dua t'i bej nje torte per ditlindje .. torte me C4 brenda.. nje tip cokollate e re . Me energji shperthyese! bej shaka se skam guxim .. ose skam lek tblej ate cokollaten e re gjithsesii njerez ju perqafojjj mos harroni You Only Live Once Flm Zh

Letra 10
Persh Anabel..Armiku ime? Eshte ajo qe sme le 1sek rehat..Ajo qe me eshte futur ne mes pa me oyetur por thjesht se kshu i teket..Ka pamjen e 1 engjelli Trup i bukur,sy te vecant te mdhenj me ngjyr te bkr..qerpik sikur ka ven ekstesion..Flok bjond me onde,,buz me forem dhe flak te kuqe..si luleshtrydhe..Ajo esht ber "armiku" nr 1 me beri ate qe as vjerra sja arriti me hyri ne mes..Tani per ate sjam une e para jo me,,por ajo..Me nazet e saj e ben c'te doj..Dhe zdi c'te bej moj Anabel..Se sa her the ok tani po e mbyll deren do jemi vec ne te dy..Fappp si me magji te zez "armiku"me futet ne mes.Dhe te dengla me thot bej tutje se me ke zen vendin.. )': jam ne hall Kam 1"armik gjigand" pacaesisht moahes se saj vetem 4 vjec..

Letra 11
Anonim te lutem armiku ne familjen time esht babai im ai qe as nje moment nuk ka menduar per familjen qe ka len ketu ne shqipri pasi ai jeton ne greqi dhe ka mbi 4 vjet qe nuk vjen tna shikoj po kjo nuk esht me e keqa me e keqa esht se ai kur ishte ktu pinte po thuajse cdo nat dhe na mbante zgjuar ter naten duke na kercenuar se do na vriste dhe do digjte shtepin...pasi e denoncuam ne polici ai na perzuri nga shtepia shiti gjithcka dhe u largua nga shqipria dhe ne ate koh ne u kthyem serish ne shtepi po gjithmon me frik sepse na kercenonte....me e keqa e te keqes per mua ishte se gjithmon me thoshte (.kopil ) me falni per shprehjen....edhe pse un jam fiks si ai i ngjaj shum......me pak fjal qe ta mbyll me mir jetim se sa nje baba qe te quan kopil...... JU LUTEM ANONIM

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb