2018- a, falë deklaratave të Robert Berishës nxori në pah atë që asokohe po aludohej kudo nëpër media: marrëdhënia mes tij dhe Tuna Sejdiut (partnere e Patris Berishës) ishte krisur dhe shumë madje.
Fundin e majit të vitit të shkuar, i ftuar në emisionin e pasdites me Rudina Magjistarin, Roberti u shpreh:
“Për respektin që kam për ty [Rudina] do flas. Nora ka 15 vite në skenë dhe i meriton aq fansa sa ka, nuk ka Nora probleme me Tunën, por Tuna ka probleme me gjithë estradën shqiptare. Ne nuk ishim në festën e nipit [dyshja Nora- Robert mungoi në ditëlindjen e parë të Tianit] dhe i kërkoj falje Patrisit, por nuk do të jemi në asnjë gëzim familjar për shkak të Tunës. Nuk e di, për atë [Patrisin] dhe Tianin do jepja jetën, megjithatë shpresoj që Tuna të bëhet një nënë e mirë.”
Rreth kësaj deklarate (dhe disa të tjerave që do t’jua përmendim pak më poshtë), Roberti u pyet së fundmi, teksa ishte i ftuar në “Trokit”. A është penduar për ndonjërën prej tyre? Më saktë, pasi ka dhënë intervistën dhe është kthyer në shtëpi, mos ka menduar: pse e thashë?
“Ndoshta po, ka disa deklarata që mbase po. Njerëzit nuk dinë të vërtetën, por po ta dinin do më thonin mirë ke bërë. Njerëz jemi gabojmë.” u shpreh Berisha ndër të tjera.
Më pas pohoi se me Patrisin gjërat shkojnë shumë mirë dhe se me nipin, Tianin ka kontakt.
“Me nipin shihemi, është mirë marshalla.”
Ndërkohë në qershorin e vitit që lamë pas, në një intervistë për “Prive”, Roberti tha:
“S’ka shanse asnjë njeri të më prishë mua me vëllain dhe familjen. Mua thjesht s’më shkon muhabeti me atë, sistemi i jetës së tyre nuk përshtatet me timin dhe kam të drejtë të mos jem i pranishëm aty ku është ai person. S’dua të merrem dhe as ajo të mos merret me mua. Unë mbroj familjen, vëllain dhe prindërit e mi. Ata që kanë probleme mes vete, është problemi tyre. Mos të ma përmendë emrin ajo, as të mos provojë.”
Për herë të parë, Tuna dhe Patrisi reaguan të ftuar në “Xing me Ermalin”, ku Patriti theksoi se për të “rëndësi ka familja”.
"Vëllai ka vendin e vetë, gruaja vendin e vetë. Unë kam familjen time, për mua me rëndësishme është gruaja dhe djali im se çdo gjë tjetër në botë. Tuna dhe Tiani janë dy personat më të rëndësishëm në jetën time, me gjithë respektin për të gjithë familjarët.”
Në “Rreze Dielli”, në tetor të 2018-s, Roberti foli rreth deklaratës së vëllait:
“Janë disa thënie të këtij lloji në Kosovë dhe e kam menduar si shaka duke qenë se e njoh Patrisin shumë mirë, është çun shumë i mirë dhe pozitiv. Patrisi e tha atë që duhet me thënë. Mua m'u dukën shumë mirë aty dhe shpresoj që t'i shoh gjithë jetës mirë. Secili ka familjen e vet. E vërteta gjithmonë del. Unë besoj që i kemi dhënë fund me të gjitha këto. Ndoshta edhe unë kam bërë gabim, por unë iu uroj shumë sukses, shëndet çunit të tyre dhe besoj që me këto i mbyllim të gjitha këto muhabete.”
Në një kohë kur e gjitha kjo u duk se u fshi nga kujtesa e publikut, prillin e këtij viti, Roberti u shpreh kështu për albumin e fundit të Tunës:
“Po përgjigjem si muzikant tani. Nuk e kam dëgjuar të gjithin, ato që po mundem t’i dëgjoj në radio në makinë janë shumë të mira, të punuara profesionalisht, imitim i Elvana Gjatës. Është veç një dallim i vogël. Elvana Gjata është milionere ndërsa Tunës shpresoj që i hyjnë në punë këto këngë edhe në koncerte.”
Më 8 qershor, e ftuar në "Xing me Ermalin", Nora Istrefi foli gjerë e gjatë rreth çështjes në fjalë.
“Shoqe të ngushta nuk kemi qenë asnjëherë dhe as armike nuk jemi.Mes meje dhe Tunës nuk ka ndodhur kurrë asgjë, ka ndodhur një keqkuptim familjar, siç e keni parë të gjithë. As unë as Roberti nuk kemi pasur asnjë lloj problemi dhe urrej kur emri im përflitet në media për të përfituar klikime.”
Më pas, ajo shtoi se Tunën vazhdon ta respektojë si kolege, sidomos pas albumit të fundit, “Fortuna”.
“Diçka personale nuk ka ndodhur kurrë”.
Në vijim, këngëtarja u pyet nëse është dakord me faktin që bashkëshorti i saj, Robert Berisha, flet për Tunën në studiot televizive. “Nuk jam dakord,” shtoi Nora.
“[Megjithatë] ju duhet të dini që Roberti është babai i fëmijës tim, i gjësë më të shtrenjtë që kam dhe pavarësisht se ç’mund të ndodhë, unë e respektoj Robertin shumë. Ia dua të mirën dhe nuk jam dakord, por ai është burrë dhe 8 vite më i madh se unë, nuk është lodër e imja që unë ta programoj.”
Në fund, theksoi se pavarësisht të gjithave, “secili është i lumtur në zgjedhjen e vet” dhe “situata është bërë paksa më agresive nga mediat”.