Metropolitan

Justin dhe Hailey flasin për ndarjen e hidhur të 2016-ës

Justin dhe Hailey flasin për ndarjen e hidhur të 2016-ës

Tani që të gjithë e dimë që Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë çift lumturisht të martuar, mund të flasim pak për ndarjet e tyre në të shkuarën. Gjatë ditëve të karantinës, dyshja ka ndarë me ndjekësit, gjithë ç'ndodhi në 2016-ën, kur gjërat mes tyre nuk "përfunduan dhe aq mirë".

Teksa lundronin në një varkë, të sapomartuarit treguan se si lanë pas gjithçka në të shkuarën dhe u rikthyen për një fund të lumtur.

Justin, i vetëdijshëm për dhimbjen që i kishte shkaktuar Hailey-it gjatë asaj kohe, dëgjohet t'i thotë: "Si arrite të besosh sërish tek unë? Ku e gjete atë forcë?"

"Një gjë ka qenë me rëndësi për mua që nga koha që ne të dy u ndamë jo dhe aq mirë. Unë isha vetëm me veten time! Nuk doja të gjeja ngushëllim e ta hidhja veten në krahët e dikujt tjetër. Merresha me gjëra të tjera për t'u shpërqëndruar apo për të harruar. Flisja me njerëz, dilja me ta, por kurrë nuk kërkova për ditë që të zinte vendin tënd. Nuk doja ta mbushja atë boshëllik ashtu. E lashë veten të ndjeja çfarë po ndjeja. E di që është dëshpërim kur ndjen se ke humbur diçka që ti e dojë, e doje shumë..."

Sado e egër të tingëllojë, Hailey mendon se ndarja ishte gjëja më e mirë që mund t'i ndodhte sepse pas rikthimit ishte 100% e sigurtë që donte të ishte me të. Kur e takoi pak kohë më vonë, Baldëin u shokua sa shumë ishte pjekur dhe rritur burri i saj i ardhshëm.

"Të dy ne kishim nevojë për falje. Të dy bëmë gabime."- shtoi Justin dhe sigurisht që Hailey ra dakord me të.

Nëse kjo tolerancë, falje dhe mirëkuptim s'është dashuri, atëherë çfarë?!

REELS

Shawn Mendes performon në Sunny Hill 😍😍😍

“Vicky Cristina Barcelona” nga Woody Allen Me: Scarlett Johansson, Rebecca Hall, Javier Bardem, Penélope Cruz Zhanri: Komedi romantike-dramatike Viti: 2008

Do të ndihesh skin-tastike?💖 E po, lëkura jote meriton pushime po aq sa ti! 😍Prandaj mos i humb ofertat e @skiniqclinique këtë gusht: ✨ Epilim me lazer Clarity II – 30% ulje ✨ Paketa me 6 seanca – 50% ulje 🌞 Gushti është për lëkurë të butë, jo për brisqe!

Babai i Dua Lipës i bashkohet asaj në skenën e Sunny Hill

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Sidomos ju që bëni overthinking 🫸🏻

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t'ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” tha presidentja e Kosovës.

Shoqja xheloze i shkatërroi fytyrën: Historia e aktores meksikane, Lyn May

Jam e bindur që s’ka nevojë për përkthim 🫠

Familja dhe mijëra fansa i japin lamtumirën e fundit Ozzy Osbourne në qytetin e tij, Birmingham.

Justin and Hailey talk about the bitter split of 2016

Justin dhe Hailey flasin për ndarjen e hidhur të 2016-ës

Now that we all know that Justin Bieber and Hailey Baldwin are a happily married couple, we can talk a little bit about their separations in the past. During the quarantine days, the duo shared with followers, all that happened in 2016, when things between them did not "end so well".

As they sailed on a boat, the newlyweds showed how they left everything behind in the past and returned for a happy ending.

Justin, aware of the pain he had caused Hailey during that time, is heard to say, "How did you come to believe in me again? Where did you find that strength?"

"One thing has been important to me since the time we both broke up, not so well. I was just alone with myself! I didn't want to find comfort and throw myself into someone else's arms. I was dealing with other things. to distract or forget. I talked to people, I went out with them, but I never asked for days to take your place. I didn't want to fill that void like that. I let myself feel what I was feeling. I know that it's despair when you feel like you've lost something you love, you loved it so much ... "

As wild as it sounds, Hailey thinks separation was the best thing that could happen to her because after returning she was 100% sure she wanted to be with him. When she met him some time later, Baldwin was shocked at how mature and mature her future husband was.

"We both needed forgiveness. We both made mistakes," Justin added, and of course Hailey agreed.

If this tolerance, forgiveness and understanding is not love, then what ?!

----news/50195/justin-dhe-hailey-flasin-per-ndarjen-e-hidhur-te-2016-es