Një ish-DJ radioje në Colorado ka ngritur një padi ndaj Taylor Swift këtë javë, pasi akuzat se ai i kishte prekur të pasmet bënë që ai të pushohej nga puna. Në qershor 2013, David Mueller, i njohur në radio si “Jackson”, së bashku me të dashurën e tij morën pjesë në një koncert ku përveçse mund të dëgjije Taylor Swift të këndonte, mund edhe ta takoje atë. Siç thuhet në padi, për shkak të punës, atij i ishte kërkuar të bisedonte dhe të ndërvepronte me artisten. Mueller dhe e dashura e tij realizuan edhe një foto me Swift dhe kjo foto ka qenë dhe shkaku i polemikave.
Këngëtarja ka pretenduar se gjatë realizimit të fotos, Mueller i ka ngritur fundin dhe i ka kapur të pasmet. Pas fjalëve të saj, ai është rrethuar nga truprojat e 25-vjeçares dhe është shoqëruar jashtë koncertit. Ai shprehet se pas disa telefonatave nga ekipi i saj, është pushuar nga puna.
Sipas tij, ai nuk e ka prekur kurrw nw mwnyrw tw papwrshtatshme yllin e “Bad blood”. Mueller madje pretendon se dikush tjetër në radio ka thënë se “e ka përqafuar atë dhe i ka kapur të pasmet”.
“Pretendimi se z.Mueller iu ka ngritur fundin znjsh.Swift dhe i ka prekur të pasmet kur ishte aty me të dashurën, ndërkohë që qëndronte para fotografit të znjsh.Swift, para personelit të trajnuar të sigurisë së znjsh.Swift, gjatë një eventi të sponsorizuar me ftesa për të takuar në prapaskenë znjsh.Swift, nuk a kuptim. Për më tepër duke marrë parasysh se fundi i znjsh.Swift është në vend dhe nuk po ngrihet nga duart e z.Mueller në foto,” shkruhet në padi.
Burimi: cnn.com
Përshtati: Kristi Tashi