Showbiz

Jozi reagon për herë të parë pas incidentit me Gjestin: “Durova shumë”

Jozi reagon për herë të parë pas incidentit me Gjestin:

Jozefin Marku ka reaguar për herë të parë pas largimit përfundimtar nga “BBVA”, që u shoqëruar me një situatë aspak të zakontë. Përmes një Instastory, ai ka sqaruar incidentin me Gjestin, si dhe ka falenderuar këto që e ka mbështetur gjatë dhe pas qëndrimit në shtëpi.

"Dua të falenderoj nga zemra të gjithë popullin shqiptar që më keni mbështetur dhe përkrahur në këtë rrugëtim aspak të lehtë që kalova.

Faleminderit për dashurinë që më dhatë gjatë qëndrimit tim në shtëpi dhe edhe më shumë, jashtë saj.

Mirënjohje për secilin prej jush, si dhe për ekipin e Top Channel, që më dha mundësinë të isha pjesë e këtij formati kaq të dashur për të gjithë ne - një eksperiencë që do mbetet e paharrueshme në jetën time.”, shkruan ai.

Jozi reagon për herë të parë pas incidentit me Gjestin:

Më tej, Jozi është shprehur se veprimi i tij ndaj Gjestit erdhi si pasojë e një sërë provokimesh që i ishin bërë vazhdimisht. Po ashtu, ai ka kërkuar ndjesë për këdo që është prekur nga ajo që ndodhi.

“Ndjesë për këdo që mund ta ketë përjetuar keq atë që ndodhi. Por ju siguroj se presioni, veprat dhe ngacmimet kanë qenë të shumta gjatë gjithë rrugëtimit tim kundrejt meje në atë shtëpi.

Jam provokuar, por në asnjë moment nuk kam zgjedhur të luaj rolin e viktimës.”, shkruan ai.

Jozi reagon për herë të parë pas incidentit me Gjestin:

Së fundmi, Jozi nënvizon se shpesh është ndjerë keq nga veprimet e fjalët që kanë provokuar durimin e tij, ndërsa ka një mesazh për të gjithë.

“Edhe kur fjalët dhe veprimet e rënda më kanë lënduar thellë, kam heshtur, kam duruar... por edhe durimi ka një kufi.

Për të gjithë ata që perpiqen të hedhin baltë mbi imazhin tim, kam vetëm një fjalë:

"Balta që vjen nga llumi, nuk të bën pis.", përfundon ai.

Jozi reagon për herë të parë pas incidentit me Gjestin:

Jozi goditi Gjestin në momentin e largimit të tij nga shtëpia e “BBVA”, duke shënuar një ndër ngjarjet më të rënda që është regjistruar ndonjëherë në këtë format.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë