Erdhi koha të dëgjojmë sërish për personazhin më të famshëm të momentit a.k.a Jordyn Woods. Vetëm se ketë herë nuk do ka të bëjë me skandalin e tradhtisë apo me miqësinë me Kylie Jenner. Krejt papritur, Jordyn u bë pjesë e një videoklipi.
View this post on Instagram
Ajo është pjesë e klipit “Way Too Much” së bashku me Justin Roberts (këngëtari) dhe Sofia Jamora-n. Treshja luan rolin e disa kukullave që paketohen në një fabrikë lodrash dhe tentojnë të largohen. Kënga është homazh për VIP-at që janë në qendër të rrjeteve sociale dhe vuajnë “pasojat” e famës. Të paktën kështu thuhet.
Nëse po pyesni veten kush është Justin Robert: 16 vjeç, vloger, 1.9 milionë ndjekës në Instagram. Kaq mjafton.
Nuk dihet ende me siguri pse Jordyn vendosi të jetë pjesë e videoklipit të Justin-it, por për aq kohë sa nuk është më pjesë e klanit Kardashian-Jenner, pse jo?
Sigurisht që ka edhe skeptikë që mendojnë se Jordyn po jep një mesazh të koduar nisur nga klipi me “kukulla-njerëz” që portretizojnë anën e errët të famës. E gjitha kjo lidhet me hamendësimet që pretendojnë se skandali i tradhtisë u bë thjesht dhe vetëm për hir të audiencës së reality show-t.