Letra 1
Jeta ime prej te pasuri.... Mbase do ju duket e cuditeshme por te jesh e pasur per mua nuk eshte kush e di se cfar, edhe pse i falenderohem babit tim dhe mbi te gjitha Zotit per kete pasuri qe posedoj. Jam 20 vjece dhe posedoj 50 mij euro te mijat personale ne banke. Do thoni nga vjen gjith kjo pasuri? Nuk eshte mundur! Po po e mundur eshte pasi marr "Shtresa femijnore" nga shteti Zviceria,n 200 fr cdo muaj qe kur kam filluar ne klas te pare. Dhe ja ku jam tani me nje shume aq te madhe parash. Po e dini cfar? Une nuk bej ndonje jete lluksi, bile bile e "urrej" lluksin. Preferoj modestin dhe nje jete normale. Nuk i kam te gjitha rrobat firmato apo cata te shtrejnta qe kushtojn deri ne 500 fr , aktuslish jam studente ne universitet shteteror edhe pse mund te zgjidhja nje universitet privat. Nuk jetoj ne Zvicer, kam zgjedhur vendelindjen time, ne shtepine tone, qe te jem afer familjes pasi qe babai im fatekeqesisht nuk jeton me dhe u detyruam te lem Zvicren dhe te kethehemi ketu ne vendelindjen tone. Nuk jetoj ne kryeqytet, po per studime jam aty dhe e dini cfar? Une kam mundesi qe te blej nje apartament te imin por kam zgjedhur nje apartament me qera ku e ndaj bashk me dy shoqet e mia. E vetmja gje e "shtrejnte" (monetare po them) qe une posedoj eshte vetura ime e cila eshte e tipit te fundit , por ne fakultet preferoj te shkoj ne kembe 😊 ... Nuk prezantohem tek te tjeret si ajo vajza qe nuk i mungon asgje dhe mund te posedoj cfar te doje, por si nje vajze e thjeshte si shumica e shoqeve te mia. Pasi qe e tille jam une, e thjeshte. Nuk do preferoj ta haja ne restorantet me te shtrejnta , por do haja me shume deshire nje darke te thjeshte por me njerez te shtrejnte, sepse ne fund te fundit eshte me mire te kesh shpirtin plot se sa xhepat. Ndoshta jam modeste me shume se sa duhet, por une e dua kete jete dhe e dua keshtu veten time, modeste, e thjeshte por me plot miq dhe te aferm qe me mbushin shpirtin me dashuri. Diku kam lexur nje theni : Dhuroni dashuri se xhaketat dhe kepucet nuk ju ngrohin shpirtin. Pershendetje per te gjith ju! Anonim nese e publikon Zh
Letra 2
pershendetje, tema mu duk interesante pasi ne kohet e sotme pak po vleresohet ai qe i arrin te gjitha vete. Une nuk jam e pasur. kam ardhur ne jete nga dy prinder te varfer, e kam mbaruar shkollen me 100 leke ne dite qe i perdorja per fotokopje pasi nena ime mundohej te gjente nje pune. jetonim vetem me pensionin e babait qe nderroi jete kur isha vetem 10 vjeç. cduhet te beja une kur nuk kishim asgje vec nje apartamenti 1+1, duhet te punoja. edhe gjate pushimeve te veres punoja per te mbledhur pak leke. nese dikush ka punuar tek vezet kinder e kupton cfare pune kam bere. pa mbaruar shkollen kerkova nje pune qe nuk donte mbeshtetje, nuk donte miq, donte vetem perpjekje pasi jo te gjithe mund ta benin. kam filluar vetem me 70 mije leke te vjetra. per tre muaj pata nje rritje te lehte rroge e me pas brenda 6 muajsh nje pune tjeter. Punoja gjithe diten. kthehesha ne oren 9 ne darke kishte raste. mamaja ime ishte nga te vjetrat dhe bertiste pse kthehesha vone ne shtepi. i thoja duhet te punoj dhe fillova te shtoj te ardhurat. shume shpejt shlyeva detyrimet e energjise elektrike. pagova detyrimet e shkollimit te motres ne Itali, beme investime ne shtepi qe duheshin, ndihmova nenen te punesohej diku. vazhdova te punoj derisa arrita te blej nje makine te vogel per vete dhe me pas u mundova te kem disa te ardhura menjane per te paguar nje kest te shtepise. mora nje apartament ka dy vjet dhe vazhdoj te paguaj kredine. pas gjithe ketij angazhimi lash veten pas dore dhe koha kaloi. tani jam 35 vjeç jo vetem per shkak te punes por edhe per shkak se kerkoja ate njeri qe do me vleresonte ende nuk jam martuar. Veshtiresite shtohen cdo dite, asgje ketu nuk eshte e sigurte por une kam nje moto. Gjithmone i zgjidh problemet e mia vete e nuk dorezohem kurre. i hodha shume shpejt disa rrjeshta per te treguar se te lindesh i varfer dhe pa perkrahje te ben me te forte. te lutem pa emer pasi identifikohem lehte. thjesht doja te percillja shembullin tim, faleminderit nese e poston
Letra 3
Flm nese e poston Anabel un jam vetem 21vjeq aktualisht jetoj n gjermani vetem ora qe kam ne dore Rolex dayton kushton 25mije € kam grumbullur mjaftueshem para sa per t jetuar rehatshem gjjthe jetem por e gjithe kjo fale kasafortave te njerzve anonim anbel
Letra 4
Pershendetje Zh. Persa i perket temes se sotme. Une jam vajza e nje prej biznesmeneve me te medhenj ne Shqiperi. Jam vajza e nje prej personave qe u rezistoi cdo situate. Im ate , gjithcka e ndertoi me forcat e tij , me djersen e tij. Filloi nga zero-ja dhe sot eshte ketu. Mund te kem cfare te dua. Kam makinen e fundit , telefonin e fundit , shume shtepi kudo ne Shqiperi. Por nje dite , une nuk do mund te jem si Babai im. Une jam trashegimtarja e vetme e tij , dhe ndoshta nuk do e bej krenar. A do te me dhembi mua ai leke aq shume sa i dhemb atij? Jam vajza e perkedhelur qe nuk i ka munguar asgje ne jete , kam pasur dashurine e prinderve dhe gjithcka qe doja. Por Zh , askush nuk e di per mua Une nuk e prezantoj kurre veten , madje urrej tme prezantojne te tjeret. Lejoi njerezit te te duan fillimisht per ate qe je , gjithcka tjeter iken dhe vjen! Sot jemi , neser nuk jemi. Dashuri njerez , kjo eshte pasuria me e madhe. Respekte!
Letra 5
Mirembrema Une jam 18 vjece dhe kam ardhur ne Zvicer kur kam qene 5 vjece me familjen. Ne fillimet e tij babi ka fjetur mbi kartona neper sera domatesh per muaj te tere. Pak nga pak e mori veten dhe mua me kapi adoleshenca si nje vajze te pasur. Por prinderit e mi kurr nuk mi kane plotesuar tekat e tipit: Makine e shtrenjte, pushime me shoqerine ne Spanje, edhe kur mbusha 18 vjece prisja apartment per ditelindje, babi me dhuroi liber shqip. Jam rritur me parimin qe paraja nuk eshte gjithcka. Im at gjithmone thote qe cdo qe blihet me lek kushton pak. Une i bej pushimet me prinderit cdo vit ne Shqiperi, kam Audi A4, gjithe jeten kam pare tv shqip ne Digit-Alb, gjithmone kam folur shqip ne shtepi, babi im nuk e percepton dot iden qe une mund te studioj ne privat, rrobat i blej gjithmone ne Outlet. U rrita me iden qe dhurata me e bukur eshte libri dhe e pasur je kur di te flasesh bukur jo te vishesh shtrenjt. Se di akoma nqs bej mire apo jo kur kerkoj te me plotesohen "tekat" sepse e di qe prinderit kane mundesi te mi plotesojne, por gjithmone si pergjigje kam marr nje fraz libri qe ka lexuar babi ose mami...
Letra 6
Ne vitin 1990 te gjithe ishin te varfer. Prinderit e mi emigruan heret, me moren dhe mua, por per pak kohe. Isha shume i vogel. Pastaj u kthyen ne shqiperi pikerisht kur te gjithe po iknin, ne vitin 1997. Nuk u kthyen kot, por sepse prinderit gjithe kursimet qe kishin pasi kshin punuar jashte dhe pasi kishin shitur pronat ne qytetin e babait, ishin te gjitha ne dollare. Dhe ne shqiperi pas 1997es vlenin dyfish me shume, ngaqe dollari kishte shkuar nga 900 leke ne 2000 leke. Dhe vec kesaj, vlera e pronave kishte rene fare ndaj babai u kthye enkas qe te blinte prona ne tirane. Thoshte qe me aq leke sa para nje viti blije 1, tani mund te blije 3. Dhe bleu. Bleu nje apartament ne kat te pare per biznes, ne periferi, ku s'e preferonte njeri ne ate kohe por qe sot zone e lakmuar. Bleu toke ne nje zone qe atehere ishte mes shkurresh dhe dukej shpenzim i kote por sot eshte zone e shtrenjte e mbushur me vila e pallate te shtrenjta. E ka shfrytezuar dhe kete toke per biznese, jo per banim. Bleu dhe nje rrip toke ne nje fshat bregdetar te humbur qe ne ate kohe skishte rruge te shkoje ndaj nuk e preferonte njeri, por sot eshte biznes shume i mire turizmi. Pas viteve 2000 mamaja qe eshte nga tirana trashegoi prona ku u ndertua nje pallat. I shiti dhe i perdori parate per biznes te sajin me ndihmen e babit. Nuk blinin shtepi por investonin. Kemi jetuar me qira per shume kohe. Prinderit e mi e kane ditur gjithnje nga vinin ndaj jane perpjekur te mos me llastojne me parane dhe me kane ndihmuar te hap biznes ne zanatin tim. Me kane detyruar t'ua kthej investimin e tani cdo fitim e nxjerr vete. Por problemi qe po shkruaj nuk eshte kjo. Problemi eshte qe cdo qef qe kane bere prinderit e mi, cdo udhetim jashte vendit me ato para, cdo blerje qefi qe binte ne sy, e benin si me ngurrim e si fshehurazi nga fisi. Ata qe nuk ishin mire nga gjendja ekonomike kerkonin ndihme, qe s'ka gje te keqe, por e keqja eshte se ndihme kerkonin ata qe nuk punonin. Ata qe punonin e qe ishin edhe me fukarej nuk kerkonin ndihme por jetonin me aq sa fitonin per bukur. Ndersa keta qe kerkonin, dhe kur u gjeje nje vend pune te turperonin sepse nuk e benin punen. Vazhdonin kerkonin gjithnje e prinderit detyroheshin te mos i ndihmonin me, por pastaj ata perhapnin lloj lloj fjalesh neper fis e neper lagje, sikur prinderit e mi kishin marre tangerllik. Kujtonin ate qe ata i quanin ndere qe u kishin bere kur ishin te gjithe te varfer ne kohen e komunizmit e ca nuk degjoje. Ndaj prinderit nuk i shijonin tamam parate, perpiqeshin te tregoheshin sa me modeste si me makinat e si me dekorimet e shtepise. Sikur ua ngecnin ne gryke. A thua se ato para ia kishin vjedhur ndokujt. Dmth kjo ka qene pjesa e keqe. Pastaj me kohen mesuan te mos e vrasin mendjen e t'u vene vizen robve bezdises. Tani kane bere nje shtepi jashte tirane ndersa une kam biznesin e nje apartament timin ne tirane. Udhetoj shpesh me shoqerine, perfitoj nga fakti qe me afrohen vajza te lehta pa angazhime nga pas, por ndonje luks kushedi se cfare nuk bej. Nuk blej gjera qe jane te shtrenjta kot per emer marke, por blej gjera qe jane te shtrenjta sepse jane te mira.
Letra 7
Mirmbrema Anabel. Vendosa te shkruaj dhe une per jeten time .Vij nga nje familje e thjesht Por qe fale punes se babait tim ne emigrim kemi arritur te kemi sot 1000 meter katror objekt te ngritur dhe punojm aty familjarisht. Une jam studente dhe jeta qe une bej te them te drejten ne sy te shoqeris eshte pothuajse e barabart me te gjith .nuk kam preferuar kurre veshje firmato as darka te shtrenjta perkundrazi jetoj me shoqe dhe ha ashtu si hane ato pasi sdua te ndihem keq kur un te ha mish dhe ato te hane veze nuk dua kurre pasurin time ne prani te tyre . Madje edhe Kur dalim per kafe ato pak here qe dalim me te shumtat e rasteve paguaj un pasi gjithmone pi leng frutash se nuk e pi dot kafen paguaj un dhe per ato porosis gjithmone si pi une se sdua te ndihen te vecuara. Ne jave babai me nis me 200mij lek dhe un si prish kurre .vertet jemi te pasuar se te ardhurat jane goxha dhe babai mua dhe nje moter me tvogel ka dhe na ka garantuar shtepi dhe prona por kjo sdo te thot se un duhet ti prish te gjitha .pasuria vjen nga puna e tepert qe Ka ber babai im nena ime Gjithashtu dhe kontributi im. Por mbi tgjitha kto pasuri me besoni eshte dashuria e familjes .pasuria shkon e vjen .ske sot po punove do kesh neser .me besoni Asgje sdo vlente pa familjen time. Kerkoj ndjes per gabimet ne shkrim pasi po ju shkruaj nga telefoni.
Letra 8
Mirembrema Anabel.Une jam 30 vjece.Kam 12 vjet qe jetoj ne Holland.Jam mjaftueshem e pasur.Dhe nuk jam modeste.E adhuroj luksin dhe te shtrenjten,ne fund te fundit nese te gjith do tregonin ate qe ju mban shpirti te pakte do ishin ata qe sdo binin dakort me kete qe them un.Kam dy shpi ne Holland qe jane shume te kushtueshme.njera prej tyre kushton 350 mij euro ndersa tjetra 180 mij euro.Normalisht nuk i kam bler me lek ne dor sepse ktu ku jam un gjerat funksionojn ndrsyhe.I kam paguar mujore me ane te bankes gjysmen e lekve dhe gjysmen i kam dhen te plota.Kam nje dy shpi ne tiran dhe nje ne greqi te cilat i kam len me qera.Kam nje makin mercedes ml amg te 2015.cdo vit marr modelin e ri te kompania dorzoj makinen e vjeter dhe marr nje te re duke shtuar dhe disa lek normalisht.Ca pune bej un Anabel qe kam kaq shume gjera?Une kam 10 vjet qe jam prostitute dhe nese do me pyesesh te them qe jam krenare.Nuk behem pishman per asgje ne bot.E vazhdoj dhe sot kete pune por jo me te xhamat si me para.Kam klienete te zgjedhur qe paguajne per ate qe deshirojne.E di qe do thone njerzit po turp nuk ke qe e thua?Ju them qe jo turp nuk kam.Sa te kaloja rrugve te shqipris nga njeri mashkull ne tjetrin duke u lutur per nje telefon preferova te zgjidhja kete rruge.K#urve njesoj do ta ven emrin si me nje si me njeqind te shkosh.Kshuqe vendosa te pakten te fitoja dicka ne jet.Dhe jam mjaft e kenaqur.Kam provuar te bej dhe pun te rregullt ktu ku jam po rroga nuk me hynte ne sy me ate qe jam mesuar un.Kam te njejten lidhje stabel prej 12 vjetesh me te njejtin mashkull qe kam nisur kete profesion qe ne fillim.Nuk pretendoj kurr te bej familje sepse un nuk jam femer per familje prandaj dhe jam mfjaft e kenaqur me kete qe bej.Ne fund fare femra e mallkuar lind skllave seksi jemi ne fund te dites te gjitha.Te pakten te fitoj dicka.Te falenderoj nese do e marresh kohen ta lexosh.Un ju jap bekime dhe urime per sa me shume para se pa te ne jete sbehet gje.Se ne shqiptaret e kemi fiksim kete shprehjen shendeti se leku behet.Po pa lek te dhemb stomaku na uria.Gjithe te mirat moralista dhe modeste te dashur.Ah dhe dicka se e di qe do ta thon komentuesit nese postohet letra sigurisht qe cne kur jam e pasur rri dhe komentoj te anabeli.Po jua jap pergjigjen me para mos tju gerryej meraku.Si te pasur dhe te varfer kan internet dhe kur ke internet do e kalosh kohen si te mundesh dhe ku te deshirosh.E sidomos te anabeli qe ka 209 mij fansa.Nuk besoj se i ka te gjith te varfer.Ja ku me ke mua anabel.ahahah.kusssss hart.
Letra 9
pershendetje anabel ....po ju shkruaj nga fb e nji kushuririt tim... jam 22vjec..un nuk kam lindur me para. kam pas bere nje jet normale si gjith te tjeret..deri ne moshen 19 vjec ika ne itali te ca robt e mi te cilet me gjeten pun fitimprurese pa shum lodhje sot bej jeten qe kam enderruar...jam 22 vjec dhe kam 400mij euro te miat plus shtepiat 2 ne tiran dhe nji ne durres ...nji rang rover dhe nji cls...dhe po i shijoj ne max nuk them qe jam i pasur por jetoj mir kam plane te tjera per ti shumfishuar ato para .per moshen qe kam jam super perfeckt. nuk behem pishman fare per cka kam bere. edhe pse mund te kem bere padrejtsira prap njerez jemi edhe gabojm.njerzit e mi te afert i ndimoj me gjith shpirt pavarsisht disave qe nuk jan te kenaqur me jeten qe bej por prape nuk i kushtoj rendesi...e ndava kete me ju meqe edhe tema me pelqeu shum po deshe publikoje po deshe jo si te duash...anonim
Letra 10
Jeta ime prej te pasuri? Nga tja nis? Nga cantat louis vuitton, nga kepucet louboutin apo patek philip qe kam ne dore?...jo! Preferoj ta nis nga dita kur une mbushja 6vjec!.. Kur kam qene e vogel kurre nuk me ka munguar asgje, prinderit e mi ishin me te pasurit e qytetit fale biznesit privat te babait tim... Por viti 1997 i beri njerezit te hane edhe njeriun! Ishte dita e ditelindjes time, dhe rremuja ne qytetin tim shume pak kishte filluar. Im ate niset te bleje nje torte per mua dhe per motren e vellain e vogel!...pas nje ore troket dera dhe nje komshija jone i foli mamit... Mbaj mend vetem qe ai i tha mamit: e qelluan! E pashe.. E terhoqen!!! Me vone policia na lajmeroi qe babin e kishin rrembyer disa njerez te armatosur te maskuar! Kishin goditur makinen me arme dhe babin tim e kishin marre me vete!!! Ne mes te qytetit! Ne mes te dites!!! Per cfare e bene? Per nje shume lekesh te qelbura qe i moren kokerr me kokerr dhe perseri tim ate nuk e kthyen ne shtepi brenda afatit qe vete kishin caktuar! Kaluan muaj pas dorezimit te lekeve dhe mami im veshi rrobat e zeza!shiti gjithcka! Ishte vetem me tre femije te vegjel! Punonte kamariere per te na mbajtur ne te treve! Nuk na dilte as per te ngrene jo me per te paguar borxhet qe ishin marre per te paguar leket e rrembyesve te babit! Gjyshja me jepte buke me uje me sheqer, dhe e mbaj mend kur me thoshte: do rritesh ti dhe do mbarojn te gjitha! Doktoresha e nenes! Ne krye te vitit kur un mbusha 7 vjec xhaxhallaret e mi i bene babit nje varr! Te pakten kishim ku ta qanim dhe te kishim ku te shkonin ta kujtonin njerezit.... Por gjerat smbaruan ktu.... Ne 12 shtator 1999 ne dere troket nje polic dhe i thote mamit qe ishte gjetur nje burre ne pyllin e golemit qe deklaronte identitetin e tim ati dhe qe e kishin transportuar ne tirane sepse ishte shum rende nga gjendja shendetsore!... Ju besohet? Kam pare fytyren e tim ati pas dy vjetesh... Me hunden e thyer, koken e fashuar, me njeren kembe ne allci, i dobet sa me ska... Por ishte fytyra me e bukur ne bote!!!!! Aty ishte e gjithe dashuria e mbledhur! Gjithe pasuria e botes ishte tek babai im!..... Dhe gjerat filluan te ndryshojne nga ajo dite! Miq te babait tim na ndihmuan te largohemi nga shqiperia dhe te marim azil ne nje vend te larget por te sigurt! Babai im punon edhe sot e ksaj dite dhe ben punen qe ai di te beje me mire, dhe ka arritur te na coje te tre femijeve ne shkollat me te mira ktu ku jetojme, ka arritur te ngreje nje perandori nga fillimi dhe krejt i vetem! Une dhe motra tani jemi rritur dhe punojme edhe pse nuk na duhet asnje lek qe marim! Kemi aq mundesi sa te jetojme ne lagje private jezuite. Kam makine Tesla, dhe instagrami im esht i mbushur me foto ne caraibe dhe bahamas, por nderkohe jam vullnetare ne nje qender per njerezit e dhunuar dhe 1/4 e rroges time shkon ne nje shoqate per mbrojtjen e njerezve ne vendet e luftes. Ndihmoj cdo njeri qe mundem sepse edhe mua me kan ndihmuar te rritem! Jo gjithmone te jesh i pasur ka benefite! Babai im sot esht 62 vjec! I ka floket e bardha dhe te gjata per te mbuluar shenjat ne koke ndersa kur ecen, çalon, sepse akoma ka nje plumb ne njeren kembe te cilin nuk do ta heqe pasi thote: do e mbaj se me kujton perdit qe as ky (plumbi) nuk me pengoi te vij te femijet e mi! A.
Letra 11
Anabel........... jeta ime prej te pasure?! ok po e nis nga femijeria kopesht privat , vajza e vetme e dy prinderve intelektuale por qew te dy braktisen punen e shtetit per tju futur biznesit privat dhe ja dolen , me sh sinqeritet ju them qe shtepia ime eshte nje paraje ose sic e quaj rezidence , e keshtu u rrita sh e llastuar cxfar kam dashur e kam arritur nga pushimet jashte e deriu tek universiteti privat jasht shqiperise , mund te te them me plot gojen qe ka sh moshatare te miat te cilat nuk i kan enderruar te ken ato qe un kam , nuk me duhet te mendoj per t ardhmen i kam gati por njeriu nuk e njeh veten e tij deri kur vendoset ne disa situata te cuditshme.... un nuk mendoj qe jam interesaxhov dhe skam qene kurre qylaxhie por kur un njoha te dashurin tim u dashurova me te me shpirtin e tij , e dua. I gjithe problemi qendron kur njoha familjen e tij o zot si sme ra bota mbi koke te pikur jo t varfer ,te pa veshur t pa ngrene o zot mu pren gjunjet dhe dicka ndryshoj e mire per hir t dashurise u fejuan pa zhurem , problemi eshte qe me vjen turp tju tregoj njerzve per familjen e tij , nuk dua t bej dasem sps m vjen turp nga njerzit e tij ,me duhet ti kerkoj babit tim ti mbaj me leke sps skan dhe me e tmerrshmja ata me ftojn cdo jave per dreka dhe un perjetoj nje tmerr thjesht nga mendimi srri dot dy min atje.......nuk e tregova kete gje per te me ofenduar por sps ndonjehere kur rritesh mire e gjen keq njeriu behet egoist kaq!
Letra 12
Pershendetje Anabel! Qe ne vogeli mbaj mend qe asgje nuk me ka munguar. Gjithmone dua te kem sa me shume. Fale zotit famija ime ka nje biznes familjar qe ecen shume mire dhe nuk na ka len ndonjehere ne balte. Nuk e imagjinoj dot veten si nje femer pa ekonomi, do ishte nje makth...Gjithmone prinderit e mi kan zgjedhur shkollat private per arsimin tim, dhe tani qe jam ne universitet ndjek akoma ata te privatit. Dal cdo nate me shoqerin time ku te gjithe jan te klasit tim, pasi me te tjeret nuk mund te pershtatem.E kam provuar dhe dhe eshte per te qeshur kur ata habiteshin se sa shume shtrenjte vinte nje pal kepuce, ose nje xhaket. Sinqerisht u perpoqa te miqesohesha por nuk ishin te tipit tim. Ata mendonin se te blesh nje telefon Iphon 500 euro, me mir e kishin te rrinin me ata telefonat me butona. Me vinte keq per ta, per jeten e thjeshte qe ata benin, dhe i premtova vetes se sdo shoqerohesha me njerez te tille, sepse une nuk isha e tille. Gjithmone kam qen e rrethuar nga njerez te pasur dhe ashtu dua te vazhdoj. Jeta e varfer ma shpif, disa thone pasuria nuk eshte asgje, por ne fakt ajo eshte gjithcka, fundja per ate behet gjithe kjo zhurme.
Flm nqs e postoni
Letra 13
Hej anabel,une dhe motra ime jemi vajzat e nje bisnezmeni shum te pasur.te dyja kemi rroge mujore nga 3 mije €.pervec shtepive gjithe andej kemi dhe tek rolling hills nje vile me te gjitha komoditet.mund te mbajme orat me te shtrenjta,mund te shkojme me pushime ku duam.sh mire deri ketu,por ne nuk kemi familje.babai jone eshte tere kohen me punet e biznesit i zene dhe me dashnoret.se pervec asaj dashnores stabel qe eshte mosha ime ka dhe shume te tjera qe i mban per pak kohe.me mamin zihen dhe grihen gjithe kohes.ajo i thote qe do ndahem dhe ai qe e kercenon duke i thene behe dhe ta shohim ku do perfundoni te treja.nqs ato divircohen mami merr 50% te pasurise qe tim ati i duhen aq sh per biznesin e vet.jetojme mes 2 prinderve qe urrehen dhe mallkojne nj tj gjithe diten.ok paraja ta ben jeten me te bukur,por kurre me te lumtur.nuk dua asgje me sh vec te kthet koha mbrapsht dhe te jemi serisht familje.
Letra 14
Pershendetje Anabel! Jam nje cun 25 vjec dhe kam 6 vjet qe jetoj dhe punoj ne Zvicer.Gjithmone kam qene I apasionuar pas ekonomise dhe shifrave dhe doja qe te studioja ekonomikun ne Zvicer.Vendosa qe te filloja studimet aty edhe pse familja nuk ishte aq mire nga gjendja ekonomike. Mund te them se kur erdha ne Zvicer me studime pothuajse nuk kisha leke as te paguaja shkollen dhe jetesen aty.Familja me mbeshteste me sa kishte mundesi por ishte pothuajse e pamundur te nxirrje jetesen me aq leke.Fillova qe te beja nga punet me te ndryshme por ishte pothuajse e pamundur.Fillova dhe une si cdo tjeter ti besoja fatit gjersa arrita deri aty sa ti besoja kumarit.Ne mengjes shkoja ne shkolle,mbasdite mesoja dhe ne darke shkoja luaja lojra fati,kryesisht poker .Javet kalonin dhe fati po me buzeqeshte aq shume sa cdo nate fitoja pothuajse 3000-4000 fr .E mesova shume mire ate loje te mallkuar aq sa me vune dhe nje pseudonim tek vendi Ku luaja 'psycho' .Familja me dergonte leke por tashme mua ato leke me dukeshin cikerrima. Fillova te beja jete luksi.Merrja nga makinat me te shtrenjta dhe haja darke ne restorante.Pas 5 vitesh u diplomova shkelqyeshem dhe familja dhe te afermit u gezuan shume sepse sipas atyre kisha 'vuajtur ' shume atje Ku isha. Fillova pune ne nje banke ne Zurich Ku isha I mirepaguar pasi isha menaxher.Vendosa te hiqja dore nga pokeri sepse doja te hiqja dore nga ajo jete sepse tashme kisha nje post pune dhe sdoja te beja nje jete te qete .Ajo loje me kishte siguruar miliona duke a marre leke te tjereve aq sa arrita te blija prona te medha ne shqiperi dhe jashte vendit .Isha nje mjeshter ne ate loje sepse thjesht nuk mund te humbja. Gjithsesi vendosa te hiqja dore por nuk mundesha .Kam shkuar shpesh me pushime te hiqja mendjen por nuk mundesha ,tashme isha I fiksuar me ate gje.Vendosa qe te hiqja dore nga shpenzimet e medha dhe te beja nje jete te qete.Erdha ne Shqiperi mbase 'sherohesha '.Me ndihmen e vellait dhe jetesen qe vendosa te beja pa shume shpeshpenzime arrita qe tia dal dhe te heq dore nga ajo loje .Tani jetoj ne Zvicer ne nje superapartament dhe me pasuri te medha po prapeseprape nuk shpenzoj shume .Families I dergoj muaj per muaj te ardhura dhe u kam lene prona dhe dyqane ne emrin e tyre te qyteti Ku jetojne edhe pse se dine akoma .Tashme jam nje njeri qe edhe pse milioner jetoj dhe bej nje jete normale te thjeshte Ku leku nuk me ben me pershtypje .flm nqs e poston ,anomin te lutem. Ps.me beri shume pershtypje jeta qe njerezit bejnr ne shqiperi Ku edhe pse pa shume ekonomi pelqejne te bejne sikur ja miliarderet e botes )