Ndonëse ajo dhe i dashuri Casper Smart duken mëse të lumtur pasi iu rikthyen romancës së tyre në fillim të 2015-ës, Jennifer Lopez ka konfirmuar në një intervistë për Ellen DeGeneres se ajo nuk ka aspak ndërmend të martohet.
“Asnjë dasmë! Nuk do të ketë asnjë dasmë! Sinqerisht,” ka thënë Lopez pasi Ellen këmbënguli për të ditur diçka më shumë rreth planeve të saj me të dashurin. Mesa duket tre martesat e para të përfunduara në divorc e kanë bërë divën e muzikës të stepet përsa i përket hapave të mëtejshëm me 28-vjeçarin.
46-vjeçarja është dukur mahnitëse e veshur me një palë pantallona të shkurtra që i ekspozonin këmbët e tonifikuara dhe ngjyrën e bronxtë të lëkurës. Ajo gjithashtu ka zbuluar për Ellen dhuratën që Smart i ka bërë për Krishtlindje, që ishte një set byrzylykësh vintage.
Burimi: Daily Mail. Përshtati: Kristi Tashi