Metropolitan

Jennifer Aniston deklaron ndarjen nga bashkëshorti: 'Vendimi u mor me dashuri'

Jennifer Aniston deklaron ndarjen nga bashkëshorti: 'Vendimi u mor me

Jennifer Aniston dhe Justin Theroux kanë shtatë vite bashkë, nga të cilët dy e gjysmë të martuar. Kanë kaluar thuajse 13 vite nga divorci i Aniston me Brad Pitt dhe dukej se jeta e saj ishte normalizuar disi.

Por jo më. Çifti i aktorëve deklaroi sot se janë ndarë në fund të vitit të shkuar. Janë ende miq, kanë ende dashuri për njëri-tjetrin, thjesht donin t’u paraprinin thashethemeve.

“Si rropatje për të pakësuar spekulimet e ardhshme, kemi vendosur të shpallim ndarjen tonë. Ky vendim ishte i dyanshëm dhe u mor me dashuri në fund të vitit të shkuar. Jemi dy miq të ngushtë, që kanë vendosur të ndajnë rrugët si çift, por të ecin përpara bashkë si miq. Normalisht, do ta bënim këtë në privatësinë tonë, por duke marrë parasysh se industria e thashethemeve nuk i reziston dot një mundësie për të spekuluar dhe shpikur, vendosëm të tregojmë të vërtetën ashtu siç është. Çfarëdolloj gjëje tjetër që flet për ne, por nuk vjen nga ne, është spekulim fiktiv i dikujt tjetër. Mbi të gjitha, jemi të vendosur të ruajmë respektin e thellë dhe dashurinë që kemi për njëri-tjetrin,” shkruan deklarata për shtyp.

Ka patur gjithmonë fjalë se Aniston dhe Theroux nuk i kanë punët mirë, por ç’është e dhimbshme dhe e padrejtë në këtë rast është fakti se asgjë s’ka qenë e vërtetë, apo me bazë. Sidomos pas asaj që përjetoi pas divorcit të parë me Brad Pitt në 2005-n. Aktorja u bë qendër e vëmendjes për një dekadë të tërë, pasi Pitt e tradhëtoi me Jolie.

Jennifer Aniston deklaron ndarjen nga bashkëshorti: 'Vendimi u mor me

Më pas, kur Pitt dhe Jolie deklaruan divorcin, Aniston tha se “nuk i dukej e dhimbshme” dhe se “media po i mëshon reagimit tim sepse është një titull interesant. Është një tematikë e nxitur nga media”.

Qëndrimi i Aniston ishte pozitiv përgjatë viteve, pavarësisht sfidave me të cilat u përball nga media. Gjithçka shpërtheu në 2016-n, në një opinion për Huffington Post:

“Muaji i shkuar më ka hapur sytë për mënyrën se si ne e vlerësojmë vlerën e një gruaje në bazë të statusit të saj civil apo në është nënë a jo. Sasia e burimeve që po përdoren momentalisht vetëm për të zbuluar në jam shtatzënë apo jo (për të miliontën herë, por kush po i numëron) thjesht na drejton nga nocioni se gratë janë disi të paplota, të palumtura e të dështuara nëse s’janë të martuara dhe me fëmijë.”

Jennifer Aniston deklaron ndarjen nga bashkëshorti: 'Vendimi u mor me

Ndërkohë, teksa i mirëpresim dhe lexojmë me dëshirë lajmet e mira për të famshmit tonë të preferuar, s’ka asgjë më të mirë sesa të mos ketë lajme fare. S’ka asgjë më të mirë sesa të jesh çifti i mërzitshëm, i cili s’ka me ç’të ushqejë median.

Pa drama, pa skandale, pa lëkundje. Kështu duket se ka jetuar Aniston këto vitet e fundit. Pa diskutim, Aniston nuk ka nevojë për një të dashur apo bashkëshort për të qenë e plotë, por thjesht dukej shumë e lumtur krah Theroux.

Burimi: E Online

REELS

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Dimri kërkon kujdes ekstra ❄️Renewal Cream nga @jeclaire.al , me qumësht organik gomarice dhe acid hialuronik, ushqen, qetëson dhe hidraton thellë lëkurën, edhe në kushtet më të ashpra të dimrit @dr_ledi @ledismile_estetike

Jacob Elordi dhe Margot Robbie ne premieren e filmit “Wuthering Heights” ne Los Angeles Te dy ♋️ dhe secili ka me shume se 3 planete ne ♋️.

Kujdes: MOS e shiko këtë video me barkun bosh. 🍔 @ferma.100 ky Lava burger s’ka të drejtë të duket kështu 😭

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈