Relationships

Jeni mjeshtre të flirtimit apo jo, e zbuloni këtu!

Jeni mjeshtre të flirtimit apo jo, e zbuloni këtu!

Lista më poshtë është një guidë e detajuar që do ta përmirësojë goxha aftësinë tuaj për të flirtuar, sigurisht nëse arrini në përfundimin se s'jeni edhe aq mjeshtre sa mendonit. Mos u shqetësoni, ka gjithmonë një herë të parë.

Prekni parakrahun. 

Mendojeni kështu: Do të preknit ndonjëherë një parakrah që i përket dentistit apo profesorit tuaj? Sigurisht që jo sepse sa për dijeni, edhe kjo është një zonë erogjene. Kur të jeni gati, bëni një prekje të lehtë, jo kapje, në mëyrë që ai të dyshojë a ishte e vërtetë apo thjesht po imagjinonte.

Mos ngulni sytë. 

Mendojeni kontaktin sy më sy më shumë si një shikim hajduti sesa ngulje sysh prej psikopati. Shiheni atë në sy dhe numroni deri në tre (jo me zë!). Tani shihni poshtë me ngadalë dhe akoma më ngadalë se kaq, shihni prap lart. Ju garantojmë se në tre minutat e ardhshme personi përballë do t’ju qerasë me një gotë.

Mos e kërkoni me ngulm bisedën.

Moti është një temë e mërzitshme, po ashtu si filmat, librat e lexuar së fundmi dhe njerëzit e shumtë në lokal. E dini çfarë nuk është e mërzitshme? Një femër me vetëbesim që afrohet dhe thotë “Ç’kemi”. E shihni? Boooom!

Kontraktoni qepallat e poshtme.

Me siguri nuk e keni bërë kurrë më parë këtë. Seriozisht, duhet ta provoni. Ju krijon një picërrim të lehtë të syve që tregon se po dëgjoni. Dhe meqë të gjithë jemi nga pak egomanjakë, një njeri që të dëgjon është gjithmonë tundues.

Pini diçka.

Po jo më shumë se një diçka, ose dy. E dimë që mendoni se jeni të lezetshme kur jeni pak të pira, por seriozisht...nuk jeni! Të kesh kontroll mbi të gjitha funksionet e trupit gjatë gjithë kohës është seksi.

Dini ku të vini gishtin.

Fillimisht, rrituni! E kishim fjalën për vendosjen e gishtit në buzën e gotës dhe lëvizjen delikate rreth saj. Ose një ide më e mirë, luani në mënyrë të pavëmendshme me varësen. Sytë do të ndjekin gishtat.

Jini të vëmendshme me sytë. 

Ai po flet, ju po e dëgjoni. Vazhdoni të dëgjoni, por për një momenti shihni buzët e tij teksa ai flet. Ok, boll i rrotulluat sytë sepse kjo seriozisht është shumë sexy. Përdoreni këtë manovër vetëm nëse jeni gati për t’u puthur.

Burimi: Bustle

REELS

Patjetër që s’jam e vetmja😌

Në dasmën e Ksenia Borodinës dhe Nikolai Serdyukov ndodhi një moment që u komentua gjerësisht online. Teksa pozonin për foto, Serdyukov kapi për beli modelen Viktoria Lopyreva, ndërkohë që nusja e tij ndodhej pranë. Më pas, Borodina reagoi ndaj videos duke thënë: “Nuk jam xheloze për shoqet e mia. Sigurisht që një grua e bukur mund të të bëhet ‘shkak’, por ai përqafoi të gjithë të ftuarit. Edhe mua desh të më përqafonin burrat me të cilët bëra foto.”

Me pak fjalë i thotë: “Burri yt edhe kur ka qenë me ty, prapë te unë e kishte mendjen”

NË FESTIVALIN E FILMIT NË VENECIA, FILMI “THE VOICE OF HIND RAJAB” U PRIT ME NJË OVACION PREJ 23 MINUTASH, SHOQËRUAR ME THIRRJE “FREE PALESTINE”.

Po i juaji si ka reaguar?

Që sperma e salmonit është fantastike për rigjenerimin e lëkurës, me siguri e dini. Po a e dini që në Shqipëri ka ardhur Nucleofill, trajtimi më i avancuar me spermë salmoni që e përdorin VIP-at dhe njerëz mbi 100 vende në botë? Rinim, shkëlqim dhe efekt WOW, tani më afër se kurrë, falë @cfopharma_aesthetics

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco