Lifestyle

Java Globale e Sipërmarrjes / Mane inkurajon të rinjtë: Mbështes këmbënguljen dhe pasionin e ideve

Java Globale e Sipërmarrjes / Mane inkurajon të rinjtë:

Në kuadër të Javës Globale të Sipërmarrjes, Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane, u takua me të rinjtë e programit “B4Students” për të folur për biznesin, sfidat dhe vështirësitë që e shoqërojnë, si dhe për “paketën” e tipareve që duhet të ketë një sipërmarrës i ri. “B4Students” është një program i krijuar posaçërisht për studentët nga Fondacioni Mane, për t’i aftësuar profesionalisht dhe për t’i lidhur ata me botën e biznesit. Mes të rinjve të pranishëm në takim, ndodheshin ata të cilët aktualisht po ndjekin studimet dhe kryejnë internship në kompanitë e Grupit BALFIN; studentë që prej pak kohësh kanë fituar statusin e punonjësit, po në BALFIN, por mbi të gjitha të rinj të cilët duan të jenë pjesë e botës së biznesit me aftësitë dhe idetë e tyre inovatore.

Samir Mane ndau me ta rrugëtimin e tij personal, ndërsa theksoi rëndësinë që Grupi BALFIN dhe Fondacioni Mane i kushton të rinjve ambiciozë përmes programit “B4Students”. “Kur shoh kaq shumë studentë që janë pjesë e BALFIN në mënyra të ndryshme, më rikthehet në mendje fillimi im, kur kisha vetëm një ide biznesi, që më bëri të guxoj shumë nga ana ekonomike, ndonëse shumë ishin kundër. Sot, ja ku jemi të gjithë, në një grup të madh si BALFIN”, tha Mane, për t’u ndalur më tej në rëndësinë e “B4Students” dhe ndikimin konkret që ka tek të rinjtë.

“Ky program krijon mundësi të panumërta për të rinjtë. Deri më tani kemi mbështetur mbi 300 ide biznesi, nga të cilat shumë janë bërë realitet. Për më tepër, kemi dhënë mbi 1,400 internshipe dhe 50 bursa studimi…,” pasqyroi Mane.

Takimi u përmbyll me një apel për të rinjtë që të vazhdojnë të guxojnë, të punojnë me pasion dhe të ndjekin ëndrrat e tyre pa hezitim.

Java Globale e Sipërmarrjes / Mane inkurajon të rinjtë:

“E ardhmja juaj nis nga fokusi që tregoni përgjatë studimeve, nga një hap dhe një ide e re. Ne jemi këtu për t’ju mbështetur dhe për t’ju treguar se këmbëngulja dhe pasioni shpërblehen gjithmonë”, përfundoi Presidenti i Grupit BALFIN, për t’i lënë hapësirë bashkëbisedimeve të frytshme, ku të rinjtë ndanë qëndrimet dhe idetë e tyre jo vetëm me të, por edhe me mentorë dhe profesionistë të pranishëm nga industri të ndryshme. “B4Students” nuk ofron vetëm mbështetje financiare, por edhe përgatit të rinjtë për sfidat e botës së biznesit. Programi synon të fuqizojë studentët për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe për të kontribuar pozitivisht në komunitet.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Global Entrepreneurship Week / Mane encourages young people: It supports the persistence and passion of ideas

Java Globale e Sipërmarrjes / Mane inkurajon të rinjtë:

As part of the Global Entrepreneurship Week, the President of the BALFIN Group, Samir Mane, met with the young people of the "B4Students" program to talk about business, the challenges and difficulties that accompany it, as well as the "package" of features that must be there is a young entrepreneur. "B4Students" is a program specially created for students by the Mane Foundation, to train them professionally and connect them with the business world. Among the young people present at the meeting, there were those who are currently studying and doing internships in BALFIN Group companies; students who have recently acquired the status of employees, yes at BALFIN, but above all young people who want to be part of the business world with their skills and innovative ideas.

Samir Mane shared his personal journey with them, while emphasizing the importance that the BALFIN Group and the Mane Foundation dedicate to ambitious young people through the "B4Students" program. "When I see so many students who are part of BALFIN in different ways, it reminds me of my beginning, when I only had a business idea, which made me very brave from the economic side, although many were against it. Today, here we all are, in a big group like BALFIN", said Mane, to further dwell on the importance of "B4Students" and the concrete impact it has on young people.

"This program creates countless opportunities for young people. So far we have supported over 300 business ideas, many of which have become reality. Additionally, we have awarded over 1,400 internships and 50 scholarships…,” reflected Mane. The meeting concluded with an appeal to the youth to continue to dare, work with passion and follow their dreams without hesitation.

Java Globale e Sipërmarrjes / Mane inkurajon të rinjtë:

"Your future starts from the focus you show during your studies, from a step and a new idea. We are here to support you and show you that persistence and passion are always rewarded", concluded the President of the BALFIN Group, to leave room for fruitful conversations, where young people shared their attitudes and ideas not only with but also with mentors and professionals present from different industries. "B4Students" not only provides financial support, but also prepares young people for the challenges of the business world. The program aims to empower students to build a better future and contribute positively to the community.